Flash

Agron Shehaj: Jam i bindur se PD nuk fiton dot pa ndryshuar lidershipin

Lapsi.al 10 June 2021
Agron Shehaj: Jam i bindur se PD nuk fiton dot pa ndryshuar lidershipin

Kandidati për kryetar të PD-së, Agron Shehaj në takimet me mbështetësit e kësaj force politike është shprehur i bindur se nëse nuk ndryshohet lidershipi, atëherë Partia Demokratike nuk do të fitojë.

Nëpërmjet një reagimi në rrjetin social “Facebook”, Shehaj shkruan se demokratët duhet të zgjedhin, nëse do të shkojnë me të njëjtin ekip në zgjedhjet e ardhshme apo do të provojnë një ekip të ri.

Në 13 qershor, kur edhe do të mbahen zgjedhjet për kryetar të PD-së, Shehaj fton qytetarët që ta votojnë. “E vërteta është e thjeshtë: shqiptarët nuk e votuan për kryeministër liderin e partisë Demokratike, nuk janë dhanë besimin ekipit të sotëm të lideshipit të Partisë Demokratike. Kjo gjë tani ka marrë fund. Ajo që demokratët kanë në dorë është të zgjedhin a do shkojnë me të njëjtin ekip në zgjedhjet e ardhshme apo do provojnë një ekip të ri. Unë jam i bindur se pa ndryshuar lidershipin Partia Demokratike nuk fiton dot. Prandaj ju ftoj të votoni ndryshimin më 13 qershor. Të votoni për ta bërë PD-në përsëri”, shkruan Shehaj në rrjetin social “Facebook”.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI