Flash

Trafiku i klandestinëve, arrestohet i riu nga Pogradeci

Lapsi.al 9 June 2021
Trafiku i klandestinëve, arrestohet i riu nga Pogradeci

Një shtetas nga Pogradeci, i cili ka marrë dënimin me burg për ndihmën e dhënë në kalimin e paligjshëm të kufirit, është arrestuar sot.

Sipas policisë, në datën 14 mars të këtij viti, 26-vjeçari me iniciale R.Ç., në bashkëpunim me dy shtetas të tjerë po transportonin me fugon 26 emigrantë të paligjshëm, në këmbim të parave.

Po ashtu, po hetohet dhe 33-vjeçari me iniciale S.B., pasi 26-vjeçari po udhëtonte si pasagjer, në automjetin e tij.

Njoftimi i policisë:

Kapet dhe vihet në pranga një shtetas i shpallur në kërkim për veprën penale “Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”.

Procedohet penalisht një shtetas tjetër, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”.

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, shërbimet e DVP Gjirokastër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Tepelenë, bënë të mundur kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim R. Ç., 26 vjeç, banues në Pogradec.

Këtij shtetasi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”, pasi në datën 14.03.2021, në bashkëpunim me shtetasit P. M. dhe K. R., të cilët janë arrestuar në flagrancë, është kapur në vendin e quajtur “Ura e Drithasit”, duke transportuar me një mjet furgon, 26 emigrantë të paligjshëm, kundrejt shpërblimit.

Gjithashtu u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për shtetasin S. B., 33 vjeç, banues në Shkodër, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”, pasi në automjetin që drejtonte ky shtetas udhëtonte si pasagjer shtetasi i shpallur në kërkim R. Ç.

Shtetasi R. Ç. iu dorëzua shërbimeve të DVP Korçë, për procedura të mëtejshme.

Të këshilluara

Shi e breshër, si do të jetë moti nesër

Sinoptikanet e SHMU thone se dita e enjte do të vijojë të mbetet në qarkullimin e masave ajrore të paqendrueshme. Moti parashikohet me kthjellime dhe vranësira ...

16:09

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI