Flash

RuçiTV/ Çfarë thanë gazetarët e Panoramës, Oranews dhe News24 në protestën para kuvendit

Lapsi.al 9 June 2021
RuçiTV/ Çfarë thanë gazetarët e Panoramës,

Gazetarët e televizioneve dhe shtypit të shkruar protestuan sot para godinës së Kuvendit të Shqipërisë kundër vendimmarrjes së Byrosë së Parlamentit që i përjashtoi nga aksesi në komisionet parlamentare.

Gazetarët firmosën një draft-kërkesë, të cilën thanë se do t’ia dërgojnë Kuvendit, ambasadave, OSBE-së, Avokatit të Popullit, Kryeministrisë, dhe Presidentit. Ata e konsiderojnë vendimin si cenim të punës së tyre, transparencës dhe kundër interesit të publikut.

Gazetari i “Panoramës” Mariglen Kume u shpreh: “Një vit e gjysmë më parë ne kemi qenë në një Konferencë për mbledhjen e fondeve për Shqipërinë. Në argumentet që kanë dhënë deputetët në Shqipëri, thonë që kështu ndodh edhe në vendet e tjera. Në BE na bëhej vetëm një check-in pastaj ne kishim të drejtë të merrnim në intervista këdo që ishte në interes të publikut. I bëj thirrje të tërhiqen pasi nuk është në shërbim të transparencës!”, tha ai.

Ndërkaq gazetari i “News 24” Osman Stafa tha se: “Të gjithë e dimë që të bësh gazetari sot është shumë e vështirë, informacioni është centralizuar. Pse kanë frikë deputetët dhe cila është arsyeja pse është marrë ky vendin?!

Kryesia e Kuvendit është i vetmi vend ku mund tu drejtojmë një mikrofon politikanëve?”

Fiorela Beleshi e “Ora News” deklaroi: “Vendimi bie në kundërshtim me interesin tonë dhe lirinë tonë.

Si mund të japin llogari të gjithë parlamentarët që do të jenë në shtator?

Këtë vendim e kanë marrë disa deputet që nuk u votuan nga populli. Kemi reagime të dobëta edhe nga ana e PD. U bëjmë thirrje edhe ndërkombëtarëve për të reaguar. I bëj thirrje PS-së të tërhiqet”.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Me sytë katër

PAPARAZZI