Flash

Pengimi i gazetarëve, BE nxjerr 'blof' Kuvendin: Keqardhje për mungesën e konsultimeve me mediat përpara miratimit të rregullave të reja

Lapsi.al 9 June 2021
Pengimi i gazetarëve, BE nxjerr 'blof' Kuvendin: Keqardhje

BE ka shprehur keqardhje për rregullat e reja të vendosura nga Kuvendi ku gazetarët do të ndalohen të jenë pjesë e komisioneve parlamentare. Sipas reagimit nga delegacioni i BE në Shqipëri, Kuvendi duhet të konsultohej me mediat pasi këto rregulla nuk janë në përgjigje të udhëzimeve të BE. Po ashtu, në reagim theksohet se qasja e mediave në parlament është element i rëndësishëm i një demokracia liberale. Ky reagim i BE nxjerr zbuluar atë cfarë tha Kuvendi më herët për konsultime me gazetarët. Në fakt konsultime s'ka pasur fare dhe ky akt i Kuvendit cënon rëndë lirinë e medias.

Reagimi nga BE

Dëgjesat publike dhe qasja e mediave në Parlament për të mbuluar punën e seancave dhe komisioneve të tij janë elemente të rëndësishme të një demokracie liberale. 1/2 Keqardhje për mungesën e konsultimeve me mediat përpara miratimit të rregullave të reja nga Parlamenti. Këto rregulla nuk janë në përgjigje të udhëzimeve të BE-së ose këshillave të dhëna nën ndihmën e IPA-s, të nisura në këtë kontekst në vitin 2014. 2/2

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI