Flash

Me 500 euro në ballë/ Del foto e deputetit të “opozitës” që votoi shkarkimin e Metës

Lapsi.al 9 June 2021
Me 500 euro në ballë/ Del foto e deputetit të

Një nga deputetët e “opozitës” që votoi në Parlament “pro” nismës për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta ishte edhe Besnik Troplini.

Ai bën pjesë në grupin parlamentar të drejtuar nga Myslim Murrizi dhe shpeshherë ka qenë pjesë e votimeve në favor të mazhorancës socialiste.

Në rrjet ka qarkulluar së fundmi një foto e Troplinit duke festuar me 500 euro në ballë. Nuk dihet se në ç’rrethana është bërë kjo foto.

Duke publikuar foton, Tedi Blushi, zëdhënësi i Presidentit ka ironizuar.

“Deputeti me "votë" në ballë, i grupit "antikorrupsion" të murrizëve, në pritje të direktivave nga përtej "oqeanit". I siguruan çunat pushimet edhe për këtë vit! Ha ha ha ??” – shkruan Blushi. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI