Flash

Liam payne flet për problemet e shëndetit mendor

Lapsi.al 9 June 2021
Liam payne flet për problemet e shëndetit mendor

Ylli i grupit të famshëm “One Direction”, Liam Payne ka folur hapur në lidhje me luftën e tij me shëndetin mendor. Madje, ai zbuloi se kishte pasur mendime vetëvrasëse.

Duke folur për “Diary of a CEO”, ish-këngëtari i One Direction tha se ai nuk ishte në gjendje të bënte aktivitetet e përditshme. Dhe pavarësisht se ka një vlerë neto prej 500 milionë £, ai sërish "ndihet si fëmijë".

"Unë isha drejtor i një industrie gjysmë miliardë paund në moshën 22 -vjeçare. Por nuk isha i aftë të paguaja vetë as sigurimin e makinës," tha ai. "Unë ende ndihem si fëmijë në shumë mënyra. Nuk ka asnjë lidhje midis parave dhe lumturisë. Është një mit. Paraja është aftësia për t'u çlodhur për gjëra të caktuara."

Ai tregoi se gjatë kohës kur ishte pjesë e grupit të famshëm të djemve, ai luftoi me varësinë ndaj drogës dhe alkoolit, dhe problemet e shëndetit mendor. Payne rrëfeu se arriti t’i kalonte këto probleme, por iu rikthye veseve gjatë bllokimit të Covid-19.

"Unë shtova aq shumë peshë, po haja keq dhe e shihja atë si një periudhë të keqe. ‘Unë jam duke e bërë atë për një rol filmi!’ Ky është justifikimi më i mirë nëse dikush pyet nëse ke shtuar peshë. Thuaj se është për një rol, që do të dalë në vitin 2022. Më pas bëra një performancë në TV me BAFTA dhe u zhgënjeva me veten time. Unë nuk dukesha si doja të dukesha.

Kur u pyet për shëndetin e tij mendor dhe momentet e ideve vetëvrasëse, ai rrëfeu se ka disa gjëra për të cilat nuk ka folur kurrë. Ai sqaroi se ka qenë një periudhë vërtet e rëndë.

Të këshilluara

Scott Disick kritikohet nga fansat

Scott Disick publikoi së fundmi në Instagram dy foto mjaft provokuese të së dashurës së tij, Ameli Hamlin. Në këto imazhe ajo shihej e veshur me një palë bikin...

16:26

Liam Payne : Kam menduar të vras veten

Këngëtari Liam Payne, ka folur së fundmi përperiudhën që ka qenë pjesë e grupit muzikor "One Direction". I ftuar në podcast-in ‘Diary of a CEO’, këngëtari zb...

16:32

Jennifer Lopez i rikthehet sërish aktrimit

Këngëtarja Jennifer Lopez  ka zbuluar se do i rikthehet sërish aktrimit. Jennifer ka treguar se  ka nënshkruar së fundmi një marrëveshje me Netflixin lidhur ...

15:32

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI