Flash

Jennifer Lopez dhe Ben Affleck gati për një fillim të ri

Lapsi.al 9 June 2021
Jennifer Lopez dhe Ben Affleck gati për një fillim të ri

Marrëdhënia mes Jennifer Lopez dhe Ben Affleck duket shumë serioze, aq sa artistja ka vendosur të zhvendoset pranë partnerit të saj të ri. Një burim ka treguar ekskluzivisht për “E! News” se Jennifer është gati të largohet nga Miami dhe të lërë shtëpinë e saj luksoze, ku shijoi një fundjavë të këndshme me Affleck. Thuhet se Jennifer është zhvendosur në Los Angeles, Kaliforni, së bashku me binjakët e saj 13-vjeçarë, Emme dhe Maximilian.

Edhe pse është e paqartë se kur do të lëvizë në Bregun Perëndimor, personat e saj të afërt kanë thënë se ajo po planifikon që të bëj Kaliforninë shtëpinë e saj të re.

“Ajo do të jetë midis L.A. dhe Hamptons këtë verë, por L.A. do të jetë baza e saj. Ajo po shikon shkolla për fëmijët e saj në vjeshtë”, ka thënë burimi.

Lëvizja e madhe e Jennifer do të thotë që ajo mund të kalojë më shumë kohë me aktorin e Justice League.

“Ajo është shumë e lumtur për këtë fillim të ri dhe për të ndjekur gjërat me Ben. Ata së shpejti do të jenë në shtëpinë e tyre Los Angeles”, ka th ën ë burimi në fjalë.

Jennifer dhe Ben nuk e kanë pranuar ende lidhjen e tyre të dashurisë, por ata janë kapur shpeshherë nga paparaci shumë të afërt në shoqërinë e njëri-tjetrit. Para pak ditësh ata u fotografuan duke dalë bashkë jashtë të kapur për dore nga një restorant. Në disa foto Jennifer shihej duke mbështetur kokën tek shpatullat e partnerit të ri. Të dy ata mbërritën bashkë në restorant me makinën e Affleck, ndërkohë që në sediljen mbrapa dukej se ishte ulur dhe një person i tretë.

“Ben i mbante duart rreth Jennifer gjatë darkës dhe nuk kishte fare turp që po shfaqeshin aq të afërt me njëri-tjetrin. Ai dukej shumë mirë dhe shumë i lumtur. Edhe ajo gjithashtu dukej e lumur. Ben ja kaloi shumë mirë me miqtë e saj dhe dukej shumë komod duke folur me ta. Të gjithë ata kanë qeshur shumë dhe kaluan bukur”, ka thënë një person që ishte dëshmitar.

Të këshilluara

Scott Disick kritikohet nga fansat

Scott Disick publikoi së fundmi në Instagram dy foto mjaft provokuese të së dashurës së tij, Ameli Hamlin. Në këto imazhe ajo shihej e veshur me një palë bikin...

16:26

Liam Payne : Kam menduar të vras veten

Këngëtari Liam Payne, ka folur së fundmi përperiudhën që ka qenë pjesë e grupit muzikor "One Direction". I ftuar në podcast-in ‘Diary of a CEO’, këngëtari zb...

16:32

Jennifer Lopez i rikthehet sërish aktrimit

Këngëtarja Jennifer Lopez  ka zbuluar se do i rikthehet sërish aktrimit. Jennifer ka treguar se  ka nënshkruar së fundmi një marrëveshje me Netflixin lidhur ...

15:32

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI