Flash

Hiqet kutia në mes të votimit në parlament, Kujtim Gjuzi: U çova dy herë, nuk po e gjej!

Lapsi.al 9 June 2021
Hiqet kutia në mes të votimit në parlament, Kujtim Gjuzi: U

Gjatë kohës që deputetët diskutojnë në kuvend për shkarkimin e presidentit Meta, ata edhe mund të votojnë në kutitë që janë vendosur në mes të sallës. Procedura e një votimi të tillë, që kryhet ndërsa vazhdojnë diskutimet, është vendosur për shkak të rregullave të pandemisë.

Por gjatë kohës që diskutohej dhe votohej, administrata e kuvendit ka hequr kutitë e votimit. Këtë e zbuloi deputeti Kujtim Gjuzi që iu ankua drejtueses së seancës Vasilika Hysi se kishte shkuar dy herë tek kutitë, por administrata i kishte marrë. Për çudi, Vasilika Hysi ishte në dijeni të zhdukjes së kutive dhe urfhëroi administratën të kthente kutitë në sallë për të vazhduar votimit.

Pamjet e dukjes dhe zhdukjes së kutisë së votimit, nuk janë publike, sepse mediat nuk janë në sallë.

Dialogu mes Gjuzit dhe Hysit:

Gjuzi: Fleta e votimit e imja është në dorën time, do ju lutesha shumë jepini urdhër administratës që kutia e votimit të rrijë aty deri kur të votojë deputeti i fundit.

Hysi: Ju keni të drejtë, por nuk është mbyllur votimit.

Gjuzi: Po nuk është pra kutia aty, jam çuar dy herë dhe…

Hysi: Shërbimet e Kuvendit të vënë kutinë e votimit për zotin Gjuzi dhe për gjithë deputetët që nuk kanë votuar ende. Të nderuar kolegë uluni sepse do fillojë votimi nominal.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI