Flash

Bilanci ditor i Covid në Shqipëri:18 raste të reja, asnjë humbje jete

Lapsi.al 9 June 2021
Bilanci ditor i Covid në Shqipëri:18 raste të reja, asnjë

Ka shënuar një rritje të lehtë kurba e infektimeve nga koronavirusi në vedin tonë. Ministria e Shëndetësisë raporton se gjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar pozitivë me virusin e rëndë 18 persona, nga 13 që ishin një ditë më parë. Ndërkohë, lajm i mirë është se edhe në këto 24 orë nuk ka asnjë viktim nga Covid-19. Sipas MSH, “Aktualisht po marrin trajtim spitalor 20 pacientë, nga të cilët 6 pacientë janë në terapi intensive”.

Njoftimi i MSH:

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të vijojnë të zbatojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient të mbyllur dhe kudo ku nuk mund të ruhet distancimi fizik, kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19.

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon:

Janë kryer 2,821 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 18 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 6 raste në Tiranë, 4 raste në Shkodër, 3 raste Malësi e Madhe, 2 raste në Kavajë, 1 rast në Fier, Përmet, Bulqizë.

Aktualisht po marrin trajtim spitalor 20 pacientë, nga të cilët 6 pacientë janë në terapi intensive.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 25 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,761 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes, për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Statistika (09 Qershor 2021)

Raste të reja ditore 18

Të shëruar në 24 orë 25

Të shtruar në spitale 20

Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 2821

Testime totale 746,268

Raste pozitive 132,415

Raste të shëruara 129,761

Raste Aktive 202

Humbje jete 2,452

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Shkodër 56

Tiranë 53

Berat 31

Lezhë 15

Korçë 13

Elbasan 13

Vlorë 4

Gjirokastër 4

Durrës 4

Fier 4

Kukës 2

Dibër 3

Të këshilluara

Shi e breshër, si do të jetë moti nesër

Sinoptikanet e SHMU thone se dita e enjte do të vijojë të mbetet në qarkullimin e masave ajrore të paqendrueshme. Moti parashikohet me kthjellime dhe vranësira ...

16:09

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI