Flash

Bardhi: S'mund të jem në një parlament me Taulant Ballën

Lapsi.al 9 June 2021
Bardhi: S'mund të jem në një parlament me Taulant

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazmend Bardhi thotë se kjo forcë nuk ka ende një vendim nëse në shtator do të hyjë në Kuvend.

“Aktualisht nuk ka një vendim për këtë çështje, pra për pjesëmarrjen në Kuvend. Kjo do të jetë një vendimmarrje e institucioneve të partisë dhe e grupit parlamentar që do të vendosin raportin e tyre me parlamentin në shtator.

E sigurt është që ato mandate që ka PD janë mandate që përfaqësojnë vullnetin e pastër të lirë të qytetarëve, ndërsa mandatet që përfaqëson PS janë në pjesën dërrmuese të tyre ato që përfaqësojnë interesa okulte të botës së krimit, të oligarkëve apo të akteve madhore të korrupsionit të kryera në këto 8 vite në Shqipëri” – tha Bardhi në një intervistë për Syri Tv.

“Është një vendimmarrje që do të duhet të mendohet më shumë kujdes nëse mund të bashkëjetojë në të njëjtën sallë përfaqësues të botës së krimit dhe të interesit të qytetarëve.

E sigurt është që ato mandate që ka PD janë mandate që përfaqësojnë vullnetin e pastër të lirë të qytetarëve, ndërsa mandatet që përfaqëson PS janë në pjesën dërrmuese të tyre ato që përfaqësojnë interesa okulte të botës së krimit, të oligarkëve apo të akteve madhore të korrupsionit të kryera në këto 8 vite në Shqipëri.

Personalisht gjykoj që nuk është e lehtë të bashkëjetosh në një sallë me përfaqësues të krimit të organizuar. Fjala vjen nuk mund të jem në një sallë me Taulant Ballën, sepse unë përfaqësoj interesin e shqiptarëve, ndërsa Taulant Balla interesin e bandave në famëkeqe që janë në Shqipëri dhe në qytetin e Elbasanit” - tha Bardhi që këmbëngul se zgjedhjet e 25 prillit ishin një masakër elektorale. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI