Flash

Almeda dhe Tolgahan bëhën prindër për herë të dytë

Lapsi.al 9 June 2021
Almeda dhe Tolgahan bëhën prindër për herë të

Almeda Abazi dhe Tolgahan Sayisman janë bërë prindër për herë të dytë. Këtë lajm kaq të ëmbël e dha vetë aktori nëpërmjet një postimi në InstaStory, ku zbuloi se vogëlushja kishte ardhur në jetë. Ashtu siç kanë zbuluar dhe më parë, princeshën e tyre e kanë pagëzuar me emrin e veçantë Alina.

“Mirëserdhe në jetë princesha ime. ALINA. Ti na solle gëzim të gjithëve”, ka shkruar aktori krahas postimit.

Kujtojmë se në janar të këtij viti, Almeda Abazi zbuloi përmes një postimi shumë të ëmbël përkrah bashkëshortit të saj, Tolgahan Sayisman, se do të bëhet sërish nënë. Më pas dy aktorët zbuluan gjininë e fëmijës në një festë të vogël familjare që organizuan në shtëpi. Ata hapën një kuti ku ishin rroba foshnjeje, ndërsa ngjyra e kuqe i ka treguar atyre se po bëhen me vajzë! Madje Almeda dhe Tolgahan kanë zgjedhur që vajzës t’i vendosin emrin, Alina, ndonëse nuk ka ardhur ende në jetë.

Bukuroshja ka ndarë herë pas here me ndjekësit e saj detaje nga përditshmëria. Para pak kohësh ajo ndau një shqetësim me fansat e saj. Ajo tregoi se njësoj si me Efehanin, aktores po i ndodh e njëjta gjë me shtatzëninë e dytë.

Almeda kishte nisur të ketë pagjumësi, sepse siç duket edhe trupi po përgatitej për t’u mësuar me pagjumësinë pas lindjes.

Të këshilluara

Scott Disick kritikohet nga fansat

Scott Disick publikoi së fundmi në Instagram dy foto mjaft provokuese të së dashurës së tij, Ameli Hamlin. Në këto imazhe ajo shihej e veshur me një palë bikin...

16:26

Liam Payne : Kam menduar të vras veten

Këngëtari Liam Payne, ka folur së fundmi përperiudhën që ka qenë pjesë e grupit muzikor "One Direction". I ftuar në podcast-in ‘Diary of a CEO’, këngëtari zb...

16:32

Jennifer Lopez i rikthehet sërish aktrimit

Këngëtarja Jennifer Lopez  ka zbuluar se do i rikthehet sërish aktrimit. Jennifer ka treguar se  ka nënshkruar së fundmi një marrëveshje me Netflixin lidhur ...

15:32

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI