Flash

Seriali Friends dhe iluzioni i miqësisë së përsosur

Lapsi.al 8 June 2021
Seriali Friends dhe iluzioni i miqësisë së përsosur

Miqësitë që shohim tek seriali “Friends” janë të mrekullueshme. Gjashtë njerëz shumë të ndryshëm nga njëri-tjetri në moshën e pjekurisë së tyre, me dëshira, qëllime, profesione dhe marrëdhënie të ndryshme, jetojnë me njëri-tjetrin.

Monica, Rachel, Chandler, Ross, Phoebe dhe Joey jetojnë së bashku, e duan njëri-tjetrin, dhe në fund e gjejnë lumturinë e tyre tek njëri-tjetri. Por gënjeshtra mizore e “Friends”, që u shfaq sërish në“HBO Max” më 27 maj për një ribashkim special, dhe shumë seriale të ngjashëm, tregojnë sesa larg këtij modeli janë shpesh miqësitë reale.

Televizioni dhe filmat na kanë ofruar prej kohësh pritje jorealiste mbi marrëdhëniet romantike. Në aeroport ndodh rrallë ndonjë takim apo ribashkim çiftesh, dhe shanset që një keqkuptim ironik të çojë drejt gjetjes së dashurisë së jetës tënde janë shumë të pakta.

Por më pak vëmendje i është kushtuar mënyrës sesi televizioni dhe filmat po diktojnë perceptimin tonë mbi miqësinë, në mënyra që nuk pasqyrojnë gjithnjë realitetin.

Miqësitë moderne tek të rriturit nuk janë vetëm sfiduese për t’u ndërtuar dhe mbajtur.

Por disa prova sugjerojnë se ato janë në rënie. 22% e brezit të mijëvjeçarit, deklaroi në një sondazh të vitit 2019 nga YouGov se nuk kishin “miq”, krahasuar me 16% të gjeneratës XX të fundit të shekullit të kaluar dhe 9 për qind të fëmijëve të vegjël.

Arsyet mund të mbështeten tek një larmi faktorësh: amerikanët bëjnë sot një jetë gjithnjë e më shumë të ngarkuar, dhe ndërsa miqtë tanë fokusohen tek karriera dhe marrëdhëniet, të ardhurat dhe oraret e tyre nisin të ndryshojnë.

Njerëzit largohen diku tjetër për punë të reja, ose për të qenë më pranë familjes. Distanca dhe koha bëhen barriera në një mënyrë që nuk ishin të tilla kur ishin të rinj, beqarë dhe të përkushtuar ndaj grupi të tyre të miqve. Por këtë nuk do ta mësoni kurrë duke parë televizior.

Nga “Friends” tek “Living Single”, nga “Grey’s Anatomy” tek “New Girl”, televizioni priret të ushqejë fantazinë se miqësitë e vërteta janë dhe duhet të jenë thellësisht të ngushta, por ato nuk kërkojnë ndonjë përpjekje reale për t’u ruajtur.

Por kjo qasje përbën një ndryshim i madh nga mënyra se si ne e dimë se si funksionojnë miqësitë në jetën tonë: si marrëdhënie kuptimplota, por ndonjëherë kalimtare që përfundimisht mund të shpërbëhen.

Miqësitë e vërteta janë plot me konflikte, ndarje, xhelozi dhe pajtime. Ato janë marrëdhënie si çdo lloj raporti tjetër, që kalon nëpër momente të dhimbshme në rritje, dhe nganjëherë ftohen për shkak të stresit të vazhdueshëm. Por asgjë nga këto gjëra, nuk duket se përshkruhet ndonjëherë në një ekran televiziv.

Për pasojë, ne kemi mbetur duke idealizuar marrëdhëniet që nuk do të ndodhnin jashtë kontekstit të televizionit. Për shembull, miqësitë televizive përshkruajnë rrallë miqësi që i mbijetojnë ndryshimeve të mëdha të jetës. Në këtë lloj bote virtuale, vendeve të punës, familjeve dhe fëmijëve, u jepet gjithnjë më shumë vlerë sesa miqësive.

Ndoshta ajo që shikuesit vërtet duan, nëse jemi të sinqertë, është që dinamika e miqësisë së personazheve tanë të preferuar televizivë të mos ndryshojë ose evoluojë, siç bëhet në jetën reale.

Të këshilluara

Ndërron jetë aktori i njohur

Aktori Clarence Williams III ka ndërruar jetë në moshën 81 vjeçare. Lajmi u bë i ditur nga agjenti i tij i cili zbuloi se Clarence vdiq në shtëpinë e tij n...

20:52

Ndahet nga jeta aktori Clarence Williams

Clarence Williams III, aktori amerikan i njohur për rolin e oficerit të policisë Link Hayes në serialin amerikan të krimit “The Mod Squad”, ka ndërruar jetë në ...

18:36

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI