Flash

Rama takohet në Budapest me "armikun" e George Soros

Lapsi.al 8 June 2021
Rama takohet në Budapest me "armikun" e George Soros

Kryeministri Edi Rama është takuar me homologun e tij hungarez Viktor Orban gjatë vizitës së tij në Hungari. Përmes një postimi në Facebook zoti Rama shprehet se u diskutua mbi bashkëpunimin bilateral në ekonomi, shëndetësi, arsim dhe për ecurinë e integrimit europian të Shqipërisë.  Hungaria është një mbështetëse e palëkundur e Shqipërisë, thotë Rama.

"Budapest - Një ditë e veçantë pune me kryeministrin Viktor Orbán dhe delegacionet përkatëse, mbi bashkëpunimin bilateral në ekonomi, shëndetësi, arsim dhe për ecurinë e integrimit europian të Shqipërisë, ku Hungaria është historikisht një mbështetëse e palëkundur," shkruhet në postimin e kryeministrit.

Viktor Orban njihet si një nga kritikët dhe kundërshtarët më të mëdhenj të miliarderit George Soros, i cili së fundi edhe në Shqipëri shihet nga një pjesë e opozitës e mediave pranë saj si njeriu që mund të ketë gisht në vendimin e SHBA-së për shpalljen "non grata" të Sali Berishës. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI