Flash

'Non Grata' e Berishës/ Kongresmeni letër DASH: Kërkoj një shpjegim të detajuar mbi procesin e ndjekur

Lapsi.al 8 June 2021
'Non Grata' e Berishës/ Kongresmeni letër DASH: Kërkoj

Një ditë pasi pyeti Sekretarin Amerikan të Shtetit, Antony Blinken mbi vendimin për të shpallur non grata ish kryeministrin Sali Berisha dhe familjen e tij, kongresmeni republikan Lee Zeldin i është drejtuar përmes një shkrese zyrtare Departamentit Amerikan të Shtetit për informacione më të detajuara mbi këtë vendim.

Kulisat/ Si po lobon Berisha në SHBA, kundër shpalljes non grata 

“Kërkoj një shpjegim të detajuar mbi procesin e ndjekur nga Departamenti Amerikan mbi këtë rast”- thuhet ndër të tjera në letrën që kongresmeni amerikan i ka dërguar Departamentit Amerikan të Shtetit.

Kujtojmë se një ditë më parë, gjatë një seance të mbajtur on linë nga Komisioni i Punëve të Jashtme të Kongresit të SHBA, kongresmeni Zeldin që kërkoi Sekretarit Amerikan të Shtetit, informacione specifike për vendimin e papritur ndaj Berishës.

Ai theksoi se ka bërë dhe vetë hulumtime, por s’ka gjetur se në çfarë afere korruptive mund të ishte përfshirë politikani shqiptar.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI