Flash

Kosova miraton heqjen e leje-qëndrimit të përkohshëm me Shqipërinë

Lapsi.al 8 June 2021
Kosova miraton heqjen e leje-qëndrimit të përkohshëm me

Qeveria e Kosovës ka miratuar në parim Marrëveshjen Ndërkombëtare ndërmjet Qeverisë së Republikës të Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për heqjen e leje qëndrimit të përkohshëm. Lajmin e ka konfirmuar, zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Blerim Gashani i cili ka deklaruar ndër të tjera se ky projekt vjen në kuadër të bashkëpunimit bilateral dhe interesave të përbashkët mes dy vendeve .

Ai sqaroi se heqja e lejes së përkohshme me Shqipërinë nënkupton largimin e kritereve të parapara në ligjin përkatës për të huajt për pajisje me leje për qëndrim të përkohshëm.

“Heqja e lejes së përkohshme, sipas kësaj marrëveshje, nënkupton largimin e kritereve të parapara në ligjin përkatës për të huajt për pajisje me leje për qëndrim të përkohshëm. Leje qëndrimi i përkohshëm, sipas kësaj marrëveshje, nënkupton pajisjen me lejeqëndrim të përkohshëm për të huajt me afat 5-vjeçar. Përmes kësaj marrëveshje, palët nënshkruese në momentin e lajmërimit të qëndrimit të përkohshëm në territorin e palës tjetër duhet të plotësojnë formularin për lajmërim, ku në këtë rast, ministria përkatëse e Punëve të Brendshme, obligohet që në afat prej 30 ditësh të pajisë me leje qëndrimi shtetasin e palës tjetër që ka lajmëruar leje qëndrimin. Në këtë mënyrë shtetasit e palëve nënshkruese në momentin e lajmërimit të qëndrimit të përkohshëm, mund të qëndrojnë në territorin e shtetit tjetër deri në 5 vjet për ndonjërën nga arsyet në vijim: për bashkim familjar, arsim parauniversitar dhe arsim i lartë, kërkime shkencore, arsye humanitare, viktimat e trafikimit me njerëz, migrantët dhe të huajt”, tha ai.

Një marrëveshje tjetër bilaterale mes dy vendeve, është se sot qeveria e Kosovës ka miratuar sot edhe nismën për amandamentimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Shqipërisë për hapjen e pikës së përbashkët të kalimit kufitar Krushevë (Dragash) – Shishtavec (Kukës) dhe nismën për lidhjen e Marrëveshjes për Rregullimin e Regjimit të Trafikut Lokal të Kufirit.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Me sytë katër

PAPARAZZI