Flash

Shqiptari tenton të përdhunojë minorenen greke, vajza rrëfehet në polici

Lapsi.al 7 June 2021
Shqiptari tenton të përdhunojë minorenen greke, vajza

Një 19-vjeçar shqiptar u arrestua në Glyka Nera të Greqisë pasi ngacmoi seksualisht një 17-vjeçare në mes të rrugës. Ngjarja ndodhi të shtunën në mbrëmje teksa ishte vetë e reja e cila bëri denoncimin në polici. Sipas asaj që shkruajnë mediat greke, 17-vjeçarja po kthehej nga puna të shtunën në mbrëmje kur i riu e ndaloi në rrugë. Ajo shprehet përpara hetuesve se shqiptari e përqafoi me dhunë dhe filloi ta prekte në vendet intime. Në momentin që tentoi t’i heqë pantallonat, 17-vjeçarja arriti të shpëtojë dhe u largua për në shtëpi. Pas denoncimit nga e reja, policia arriti të identifikojë 19-vjeçarin shqiptar për të cilin pritet të merret masa e sigurisë nga gjykata e vendit.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI