Flash

PAMJE TE RENDA/ Mediat greke publikojnë VIDEON e vrasjes së shqiptarit në mes të Athinës

Lapsi.al 7 June 2021
PAMJE TE RENDA/ Mediat greke publikojnë VIDEON e vrasjes së shqiptarit

Mediat greke kanë publikuar pamjet e momentit të ekzekutimit të 32-vjeçarit Aris Papas pak ditë më parë në Athinë. Nga pamjet shihet se Papas qëndron i ulur në një lokal duke konsumuar diçka.

Nga pas i afrohet një person që e qëllon disa herë me pistoletë. 32-vjeçari rrëzohet në tokë dhe tenton të largohet, por nuk mundi t’u shpëtojë plumbave. Pas pak sekondash shqiptari nuk reagon më dhe duket se ka ndërruar jetë në vend. 

Në video duken edhe klientët e punonjësit e lokalit që largohen me shpejtësi. Aris Papas kishte mundur t’u shpëtonte 3 atentateve në të kaluarën. Sipas mediave greke, ai është i njohur një nga pjesëtarët e botës së krimit dhe trafikimit të drogës. 

Ai vazhdimisht lëvizte me antiplumb, por ditën që ka ndodhur vrasja, nuk e kishte veshur. Ende nuk ka të dhëna për autorët. ©LAPSI.al

https://youtu.be/cf_QkofPUmo

Të këshilluara

Lëkundje tërmeti në Greqi

Një tërmet me madhësi 4.2 i shkallës rihter ka ndodhur sot në orën 19:00 në Telo të Greqisë. Sipas ekzaminimit paraprak nga Instituti Gjeodinamik i Athinës, tër...

19:30

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI