Flash

Njihuni me dokumentarin që shfaq një romancë të jashtëzakonshme midis Henschel dhe Donahue.

Lapsi.al 7 June 2021
Njihuni me dokumentarin që shfaq një romancë të

Një dashuri jo e zakontë midis dy grave, Henschel dhe Donahue, të cilat e quajnë njëra-tjetrën me pseudonime si "mjalti im", gjatë gjithë filmit. Ato filluan të takoheshin në vitin 1947, një kohë kur homoseksualiteti ishte praktikisht i gabuar dhe i ndaluar rreptësisht. Ato bënë një jetë diskrete në çift në Çikago. Para se të takoheshin me njëra-tjetrën, Donahue dhe Henschel kishin marrëdhënie me meshkuj. Në fakt, Henschel ishte e fejuar. Por kur ato u takuan me njëra-tjetrën, nuk iu desh shumë kohë ta kuptonin se ishte një dashuri e vërtetë. Henschel dhe Donahue ishin në të 80-at, kur i treguan të vërtetën familjes së tyre. Më pak se një dekadë më parë, kur Donahue ishte në fund të të 80-ave, ajo më në fund i tha familjes të vërtetën për marrëdhënien e saj me Henschel. Donahue ndërroi jetë në 2019-ën. Ajo dhe Henschel jetuan së bashku për 72 vjet. Henschel është ende gjallë dhe jeton në një shtëpi të moshuarish në Kanada. Ajo dhe mbesa e Donahue, Diana Bolan, shpesh mendojnë se si Donahue do ta përjetonte publikimin e këtij dokumentari. Prodhuesit e filmit mendojnë se ‘A secret love’ është një histori universale. Një romancë e jashtëzakonshme midis Henschel dhe Donahue.

"Ne kemi këto dy gra të mrekullueshme, të pavarura, të cilat nuk mbështetën tek askush tërë jetën e tyre, të cilave tani u duhej të kërkonin njerëz të tjerë për t'i ndihmuar. Ato kanë diçka për të thënë!"

Të këshilluara

Dafina Zeqiri suprizon fansat

Nëse ka një person që nuk di të ndalet së prodhuari hite në industrinë muzikore, ajo është padyshim Dafina Zeqiri. Ditën e sotme ajo ka publikuar papritur dhe p...

11:22

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI