Flash

Nesër jepet vendimi përfundimtar në Hagë për "Kasapin e Bosnjës"

Lapsi.al 7 June 2021
Nesër jepet vendimi përfundimtar në Hagë për

Një Gjykatë e Kombeve të Bashkuara në Hagë, pritet që më 8 qershor (e martë), të japë vendimin përfundimtar për ish-shefin e ushtrisë serbe në Bosnje dhe Hercegovinë, Ratko Mlladiç, i cili kishte apeluar dënimin për gjenocid.

Në vitin 2017, Mlladiç u dënua me burgim të përjetshëm nga Tribunali Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë (ICTY) në kryeqytetin Hagë të Holandës për rolin e tij në mizoritë më të këqija në Evropë që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore.

Shpallja e vendimit nesër do të ndiqet nga afër nga të afërmit e viktimave që humbën të dashurit e tyre në luftën e Bosnjë-Hercegovinës mes viteve 1992-1995.

Gjykimi i Mlladiç filloi në maj 2012 pasi u arrestua në Serbi më 26 maj 2011, 16 vjet pas shpalljes së urdhrit për arrestimin e tij në 1996.

U vendos që synimi i forcave serbe nën udhëheqjen e Mlladiç, i cili u dënua për atë që ndodhi në Srebrenicë në 1995, ishte një spastrim i Srebrenicës nga myslimanët boshnjakë dhe një plan i përbashkët i komandantëve serbë kriminelë lufte Radovan Karaxhiç dhe Ratko Mlladiç.

Mlladiç, me pseudonimin "Kasapi i Bosnjës", i cili udhëhoqi serbët në luftën mes viteve 1992-1995 në Bosnjë dhe u fajësua për gjenocidin e Srebrenicës, rrethimin e Sarajevës dhe krime të ndryshme të luftës, pas një gjykimi 6-vjeçar në Tribunalin Ndërkombëtar për Krimet e Luftës në ish-Jugosllavi u dënua me burgim të përjetshëm për "gjenocid", "krime kundër njerëzimit" dhe "shkelje e rregullave të luftës".

Ai u dënua gjithashtu për sulme ndaj civilëve në Sarajevë, i cili u rrethua nga forcat serbe nga 1992 në 1995 dhe kapjen e vëzhguesve të OKB-së në 1995.

Mlladiç e apeloi vendimin kundër tij në korrik 2017 dhe kërkoi lirim ose rigjykim, duke thënë se atij "nuk iu bë një gjykim i drejtë" dhe se "gjyqtarët bënë një gabim material dhe ligjor në dënimin e tij".

“Kasapi i Bosnjës”, i cili ende po vuan dënimin në burgun Scheveningen në Hagë, paraqiti një kërkesë në qershor 2018 pranë Mekanizmit Ndërkombëtar të Mbetjeve për Tribunalet Penale, e cila mori përsipër çështjet e Tribunalit, duke kërkuar që gjykatësit në çështjen e apelit të zëvendësonin Theodor Meron, Carmel Agius dhe Liu Daqun më arsyetim se ata ishin të njëanshëm kundër tij.

Seancat e apelit të Mlladiç 78-vjeçar, ku ai bëri personalisht mbrojtjen e tij, u mbajtën në 25 dhe 26 gusht 2020, ndërsa iu refuzua kërkesa për shtyrje për shkak të problemeve shëndetësore.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Me sytë katër

PAPARAZZI