Flash

Goditet grupi i shqiptarëve, kapet 400 kg kanabis ne Spanjë

Lapsi.al 7 June 2021
Goditet grupi i shqiptarëve, kapet 400 kg kanabis ne Spanjë

Autoritetet spanjolle kanë goditur një grup të trafikut ndërkombëtar të drogës, që përbehej nga shtetas shqiptarë dhe vepronin në perëndim të Almerisë.

Në pranga janë vënë 9 persona, ndërsa gjatë operacionti janë sekuestruar 400 kilogramë hashash.

Në njoftimin zyrtar të Policisë Spanjolle thuhet se grupi kishte për qëllim që ta trafikonte drogën nëpërmjet transportit rrugor.

Operacioni i koduar “Menthan” u zhvillua në Aguadulce dhe Vícar, pasi në këto dy zona ishte i përqëndruar aktiviteti kriminal.

Drejtoresha e Policisë, María Gámez tha se nga hetimet është zbuluar se të arrestuarit ishin pjesë e një fraksioni të një organizate ndërkombëtare që kishin lidhje me mafien italiane, “Sacra Corona Unita”.

Operacioni ka filluar që në prill të vitit të kaluar, ku u arrestua një person që po transportonte 26 kg kanabis.

Duke vazhduar me hetimet, agjentët zbuluan se pas këtij transporti ekzistonte një rrjet kriminal i organizuar dhe tepër i specializuar, i cili kishte burime të konsiderueshme ekonomike dhe njerëzore dhe se kishte kontaktet e nevojshme për të kapur një pjesë të konsiderueshme të tregut. /panorama

Të këshilluara

Lëkundje tërmeti në Greqi

Një tërmet me madhësi 4.2 i shkallës rihter ka ndodhur sot në orën 19:00 në Telo të Greqisë. Sipas ekzaminimit paraprak nga Instituti Gjeodinamik i Athinës, tër...

19:30

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI