Flash

Dalin FOTOT/ Si Mexhit Picari dhe vajza e tij ekzekutuan ish-dhëndrin në mes të Tiranës

Lapsi.al 7 June 2021
Dalin FOTOT/ Si Mexhit Picari dhe vajza e tij ekzekutuan ish-dhëndrin

Mësuohen detaje të reja për vrasjen e Kudret Saliaj nga ish vjehrri i tij rreth 30 minuta para seancës gjyqësore. Kamerat e sigurisë kanë zbuluar se Dhurata Saliaj, e bija e Mexhit Picarit, ishte bashkëpunëtore në krimin makabër që tronditi Tiranën pak ditë më parë.

Në pamjet që publikon Top Channel shihet teksa i ati zgjat dorën dhe merr armën nga çanta e saj.

Më pas, Mexhit Picari dhe vajza e tij Dhurata Saliaj, kanë shkuar në lokalin ku ishte ulur viktima dhe e kanë vëzhguar për rreth 20 minuta. Në tavolinë me viktimën ishte avokati i çështjes, Adriatik Cama, i cili mbeti i plagosur dhe një psikologe. Autori dhe vajza e tij, kanë qenë në lokal në pritje të seancës gjyqësore.

Taksisti A.I., i pyetur nga grupi hetimor ka zbuluar bisedën që Dhurata Saliaj ka bërë me babain e saj në telefon.

“Një vajzë e re rreth 30 apo 40 vjeçe ngriti dorën afër “Vasil Shantos” dhe më kërkoi ta çoja deri në Vorë. Ajo foli në telefon dhe tha ‘Baba , bëhu gati ndërrohu, merr rrobat e punës se po vij me taksi’”, u shpreh taksisti.

Mbas krimit, kur Dhurata dhe i ati u larguan nga lokali ajo hodhi në kokë një kapuç të zi, dhe më pas, të dy babë e bijë u larguan veç e veç me taksi.

Sipas të dhënave, rezulton se Mexhit Picari ka gënjyer në dëshminë e tij dhënë në polici.

Sipas tij, ka qenë viktima Kudret Saliaj që e ka ofenduar dhe për këtë arsye autori e ka qëlluar atë. Një ditë para vrasjes, rezulton se viktima ka pasur një debat të ashpër me ish bashkëshorten e tij Dhuratën.

Fillimisht u raportua se në tavolinën e viktimës ka qenë edhe djali i ish çiftit Saliaj, por nga këqyrja e kamerave të sigurisë nuk ka rezultuar kështu. 16-vjeçari është pyetur nga policia dhe në dëshminë që disponon gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, ai ka deklaruar përpara grupit hetimor, se nuk ka qenë i pranishëm në vendngjarje. Madje ai ka shtuar se nëna e tij, Dhurata Saliaj ushtronte dhunë ndaj tij, motrës dhe vëllait të tij të vogël.

“Shkova afër gjykatës mbasi dola nga shkolla. Më telefonoi babai, më tha ‘Mos u afro se është edhe pala tjetër dhe kam frikë mos konfliktohen.’ Unë nuk kam pasur marrëdhënie të mira me nënën, e cila më ka dhunuar mua dhe dy të tjerët. As me gjyshin dhe dajën s’kam pasur marrëdhënie të mira. Ky i fundit më ka kërcënuar dhe e kam denoncuar”, - dëshmoi djali i çiftit, i identifikuar me inicialet E.S.

Nga këqyrja e kamerave të sigurisë, rezulton se Mexhit Picari është çuar dhe ka qëlluar ndaj ish dhëndrit të tij, Kudret Saliaj, por ka lënë të plagosur edhe ish prokurorin Adriatik Cama. Ky i fundit ka marrë një plumb në pjesën e djathtë të kraharorit.

Ndërkaq, avokati Cama ka deklaruar në polici se nuk ka mundur ta shoh të gjithë ngjarjen, pasi sipas tij ka qenë duke lexuar ekspertimin e psikologes. Nga këqyrja e kamerave të sigurisë, kësaj të fundit i ka rënë të fikët dhe ende nuk është në gjendje të japë dëshminë e saj të plotë. /TCH

Të këshilluara

Lëkundje tërmeti në Greqi

Një tërmet me madhësi 4.2 i shkallës rihter ka ndodhur sot në orën 19:00 në Telo të Greqisë. Sipas ekzaminimit paraprak nga Instituti Gjeodinamik i Athinës, tër...

19:30

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Me sytë katër

PAPARAZZI