Flash

Motori del nga rruga, plagoset çifti i të rinjve në Tiranë

Lapsi.al 6 June 2021
Motori del nga rruga, plagoset çifti i të rinjve në Tiranë

Një aksident ka ndodhur pasditen e së dielës në rrugën “Shefqet Kuka” në Tiranë.

Sipas policisë, një motor ka dalë nga rruga dhe për rrjedhojë janë plagosur shoferi 27 vjeç dhe pasagjerja, një shtetase 25 vjeçe.

"Rreth orës 17:30, në rrugën “Shefqet Kuka” shtetasi A. H., 27 vjeç ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit A. H. dhe pasagjeria në mjet shtetasja D. H., 25 vjeçe, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve. 

Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes" - thuhet në njoftimin e policisë.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI