Flash

"Kaloi nga Shqipëria me dokumente false", çfarë shkruajnë mediat malazeze për zhdukjen e ish-shefit të policisë në Ulqin

Lapsi.al 6 June 2021
"Kaloi nga Shqipëria me dokumente false", çfarë

Ish-shefi i Policisë së Ulqinit, Rudolf Elezoviç, mund të ketë kaluar nga Shqipëria me dokumente false për t'u arratisur më tej drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ky është version i fundit i ngjarjes i publikuar nga mediet malazeze. Elezoviç, që punonte në sektorin kundër trafikut të lëndëve narkotike në kufi, ka humbur çdo kontakt me familjen që nga data 27 maj, dhe mediet vendase shkruajnë se ai mund të jetë arratisur, pasi ka kuptuar që është zbuluar për lidhjet e tij të rëndësishme me trafikun e drogës nga Shqipëria në Evropë.

Oficeri malazez mund të ketë kaluar nga Mali i Zi për në Shqipëri në mënyrë klandestine, ndërsa sipas të përditshmëve malazeze në vendin tonë ai është pajisur me dokumente false dhe është arratisur në një nga shtetet e tjera të botës, ku dyshohet se Shtetet e Bashkuara janë opsioni më i qëndrueshëm.

Për tu pajisur me dokumente të paligjshme Rudolf Elezoviç mund të ketë përdorur lidhjet e tij me një nga grupet kriminale në Shqipëri.

Sipas informacionit jozyrtar nga policia, oficeri i zhdukur ishte një nga të dyshuarit për lidhje me operacionin "Kurthi" si një person i cili u dha organizatave kriminale informacion në lidhje me lëvizjen e policisë, ndërsa kur ai e kuptoi që ishte dekonspiruar u arratis.

Policia e Malit të Zi nuk i është përgjigjur kërkesës së Ora Neës për informacione në lidhje me pistat e hetimit, dhe as pyetjeve që kanë lidhje me zhdukjen misterioze të ish-shefit të policisë së Ulqinit, i cili po bashkëpunonte kohët e fundit edhe me policinë shqiptare për të luftuar trafikimin e lëndëve narkotike mes dy shteteve.

Për zhdukjen e policit malazez janë hapur hetime edhe nga prokuroria e Shkodrës pas informacioneve se humbja e kontakteve ka ndodhur në një zonë kufitare me Shqipërinë.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Me sytë katër

PAPARAZZI