Flash

Gripi i shpendëve/ Shqipëria bllokon importet e mishit nga Kosova, Greqia dhe 15 vende të tjera

Lapsi.al 6 June 2021
Gripi i shpendëve/ Shqipëria bllokon importet e mishit nga Kosova,

Shqipëria ka ndaluar me një pjesë të mirë të vendeve europiane dhe rajonit importimin e shpendëve shtëpiakë dhe të egër, mishin dhe nënproduktet e tyre.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Milva Ekonomi, ka firmosur një urdhër i cili ndalon hyrjen apo tranzitimin e shpendëve të gjallë, mishit dhe vezëve të tyre në territorin tonë nga rajonet e Epirit, Maqedonisë dhe Trakes në Greqi, ku përfshihet kryesisht Selaniku, Janina, Dhespotria dhe Kozani, ndërsa në një urdhër tjetër të datës 1 Qershor ka bllokuar tërësisht importin nga Kosova.

Të kontaktuar nga televizioni Klan zyrtarë të ministrisë së Bujqësisë thanë se në Shqipëri ende nuk ka asnjë rast me influencën të llojit A1 të shpendëve, por masat janë marrë për të parandaluar përhapjen dhe në vendin tonë në bazë të raportimeve që ka bërë Organizata Botërore e Shëndetit të Kafshëve.

“Aktualisht Shqipëria është pastër nga kjo sëmundje dhe për të mbrojtur territorin e vendit, strukturat e shërbimit veterinar shtetëror kanë marrë masat e nevojshme. Është rritur monitorimi i situatës epizootike në popullatën e shpendëve dhe janë hartuar masa mbrojtëse kufizuese të nevojshme duke ndaluar hyrjen në vend të importeve të shpendëve nga zonat e vendeve ku është shfaqur sëmundja.”

Në mesin e Janarit, Ministria e Bujqësisë ndaloi importin e shpendëve dhe mishit të tyre nga Polonia, Sllovakia, Çekia, Hungaria, Gjermania, Ukraina, Bullgaria, Rumania, Belgjika, Kroacia, Danimarka, Franca, Holanda, Lituania dhe Izraeli, bllokim i cili vazhdon të jetë në fuqi.

Pjesën më të madhe të importit të mishit të shpendëve Shqipëria e ka nga Brazili, por sasi të konsiderueshme ka dhe nga Greqia e Kosova. Virusi i gripit të shpendëve mund të transmetohet te njeriu dhe të shkaktojë komplikacione të rënda shëndetësore, por deri më sot është konstatuar vetëm 1 rast në Kinë të transmetimit të tij te njeriu. /TV Klan

Të këshilluara

Greqia shtyn hapjen e kufirit me Shqipërinë

Greqia shtyn vendimin për hapjen e kufirit greko-shqiptar deri më 14 qershor. Kësisoj, në ditët në vijim do të vijojnë kuotat e kufizuara të udhëtarëve nga S...

14:02

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Me sytë katër

PAPARAZZI