Flash

FOTO/ Ekzekutohet me armë biznesmeni 48-vjeçar në Ksamil

Lapsi.al 6 June 2021
FOTO/ Ekzekutohet me armë biznesmeni 48-vjeçar në Ksamil

Vrasje me armë zjarri në Ksamil të Sarandës. Policia njofton se mbrëmjen e të dielës  një person është qëlluar me armë zjarri pranë banesës së tij, ku si pasojë ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

Ngjarja ka ndodhur në rrethana ende të paqarta, ndërsa viktima është identifikuar si Gramoz Mema, 48 vjeç i njohur si biznesmen.

"Rreth orës 21:45, në Ksamil, pranë banesës, në rrethana ende të pa qarta është qëlluar me armë zjarri shtetasi G. M., i cili ka humbur jetën rrugës për në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes ku vijon puna për zbardhjen dhe dokumentin e plotë të rrethanave të ngjarjes. 

Shërbimet e policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonēs për të bërë të mundur kapjen e autorit/ve" - thuhet në njoftimin e policisë.

foto galeri

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI