Flash

Denoncimi i policit: Po më kërcënojnë me numra të panjohur në telefon

Lapsi.al 6 June 2021
Denoncimi i policit: Po më kërcënojnë me numra të

Policia e Shtetit po heton mbi denoncimin e një oficeri të policisë gjyqësore, i angazhuar pranë Prokurorisë së Tiranës, i cili ndihet i rrezikuar nga persona ende të pazbuluar dhe të paidentifikuar. Por sipas tij, gjithçka ka lidhje me detyrën, ndaj dhe ka këmbëngulur që të zbulohen autorët, të cilët i kanë shkaktuar ankth dhe frikë psikologjike, jo vetëm atij, por edhe të afërmve.

Denoncimi i 39-vjeçarit me inicialet G.M., bëjnë me dije burimet policore për GazetaSi.al, i ka fokusuar kërkimet dhe angazhimet e agjentëve në një dosje që oficeri i policisë gjyqësore ka nën hetim. Bëhet fjalë për dosjen e vjedhjes së tokave në zonën e Kasharit, ka drejtuar gishtin oficeri G.M., për policinë, i cili ka si dyshim kryesor se ky mund të jetë edhe burimi që ka inatosur kërcënuesit, të cilët i kanë shkruar mesazhe paralajmëruese.

GazetaSi.al, kontaktoi me zyrtarë të Policisë së Shtetit, që konfirmuan këtë hetim dhe që sipas tyre aktualisht kanë mbetur në pritje të verifikimit të numrave të telefonit, që nuk kanë hedhur asnjë dritë mbi identitetin e kërcënuesve.

“Këta numra, janë blerë në tregun e zi dhe do të nevojitet që ekspertimi i dytë, bazuar në qelizat prej nga ku janë dërguar mesazhet”, – deklaroi zyrtari i policisë për GazetaSi.al, por që sërish shpresat për të gjetur kërcënuesit në këtë mënyrë janë të vakëta.

Megjithatë, përveç këtyre veprimeve, policia bën me dije se ka këqyrur dosjen që ka nën hetim oficeri prej nga ku ka administruar emrat e të gjithë të dyshuarve.

“Ajo që lë të kuptohet nga hetimi, është dosja e Kasharit, e cila përfshin gjithsej 100 persona”, – deklaroi eksperti i kriminalistikës i pyetur nga GazetaSi.al, për fatin e këtij hetimi policor.

Denoncimi

Oficeri i policisë gjyqësore, sipas burimeve të policisë, njihet si një nga oficerët më të ndershëm dhe të përkushtuar në detyrë, si një jurist me profilin oficer prej më tepër se 14 vite. Ai i thotë policisë se gjatë detyrës ka kaluar në dorë dosje të rëndësishme, por edhe të lehta. Oficeri pranon se përgjatë karrierës nuk ka pasur kërcënime dhe as përplasje me askënd.

“Por kohët e fundit më shqetëson në telefon një numër, që as e njoh dhe as kam dijeni se kush e disponon. I kam kërkuar sqarim dhe gjithashtu e kam pyetur për çfarë bëhet fjalë, por ky numër vetëm më kërcënon”.

Oficeri tregon se shpesh e ka orientuar kërcënuesin që për çdo ankesë t’iu drejtohet organeve kompetente. “Por deri më sot nuk kam marrë asnjë përgjigje”, – shton ai.

G.M., i thotë policisë se mesazhet fillestare nuk i ka marrë me seriozitet dhe nuk u ka kushtuar asnjë rëndësi deri në ditën kur përrreth banesës, ka parë njerëz të çuditshëm të veshur me të zeza dhe me kapuça të zinj

“Pas mesazheve, pashë njerëz të veshur me të zeza për rreth banesës dhe me kapuça të zinj në kokë. Nuk jam shumë i sigurt nëse kanë apo jo lidhje me mua, por kjo situatë po më shqetëson mua dhe familjen time”, – deklaron oficeri.

Çfarë i shkruan?

Personi i paidentifikuar mësohet sipas policisë t’i ketë shkruar “do të vras, nëse vazhdon heton tek ajo çështje”, por që sidoqoftë, sipas tij mund të jetë edhe një lëvizje e rreme e autorëve për të humbur gjurmët dhe për ta lënë nën ankth dhe frikë.

oficeri është i bindur paraprakisht se çështja më e nxehtë që ka në dorë për momentin, është ajo e vjedhjes së tokave të Kasharit, për të cilën ai ka kryer vetëm veprime të deleguara. /Gazeta Si

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Me sytë katër

PAPARAZZI