Flash

Deri ne vitin 2023, Donald Trump larg Facebook

Lapsi.al 5 June 2021
Deri ne vitin 2023, Donald Trump larg Facebook

Facebook ka pezulluar përfundimisht ish-Presidentin amerikan Donald Trump për 2 vite në këtë rrjet social. Në vendimin që ka marrë bordi i kompanisë, Trump do të jetë i bllokuar të paktën deri në janarin e vitit 2023.

Kjo masë drastike u mor pas trazirave që ndodhën në Kongresin e SHBA më 6 Janar, për të cilat u akuzua Donald Trump si nxitës përmes postimeve në Facebook.

“Duke pasur parasysh rëndësinë e rrethanave që çuan në pezullimin e Trump, besojmë se veprimet e tij përbëjnë shkelje të rëndë të rregullave tona dhe meritojnë dënimin më të madh”, tha Facebook.

Rasti i Donald Trump shënon herën e parë që Facebook pezullon një President në detyrë, Kryeministër ose drejtues shteti. Kujtojmë se Trump, edhe pse ishte në ditët e fundit të detyrës si President i SHBA, u pezullua në këtë rrjet social. Ndërsa sot u mor vendimi që ish-Presidenti amerikan të mos ketë akses në Facebook deri në vitin 2023.

Të këshilluara

Fansat kritikojnë Kim Kardashian

Kim Kardashian është vënë sërish në shënjestër nga fansat e saj, këtë herë për shkak të stilit. Ylli i televizionit ka ndarë në rrjete sociale disa foto të saj ...

09:38

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI