Flash

Vrau dhëndrin para Gjykatës së Tiranës/ Zbardhet dëshmia e 52-vjeçarit para hetuesve

Lapsi.al 4 June 2021
Vrau dhëndrin para Gjykatës së Tiranës/ Zbardhet

Zbardhen detaje të reja nga vrasja që tronditi Tiranën të premten kur 52-vjeçari Mexhit Picari ekzekutoi ish-dhëndrin e tij, Kudret Saliaj, ndërsa i plagosur mbeti edhe avokati i viktimës, Adriatik Cama. BalkanWeb publikoi dëshminë e autorit të vrasjes të dhënë para hetuesve.

Sipas Picarit, kërcënimet e vazhdueshme të viktimës e kanë detyruar atë që të mbajë armë me vete. 52-vjeçari ka thënë se ka shkuar në gjykatë për të shoqëruar të bijën në seancë, por viktima është afruar dhe ka ofenduar vajzën, duke bërë që ai ta qëllojë për vdekje me disa plumba.

"Me Kudretin kishim konflikte te vazhdueshme prej muajsh. Pasi u nda nga vajza dhe ma solli në shtëpi pa e lejuar të shohë fëmijët, ai ka vijuar të na kërcënojë dhe ofendojë. Ka ardhur te shtëpia dhe te biznesi disa herë.

Për shkak të kërcënimeve unë mbaja armën me vete. Sot kam shkuar të shoqëroja vajzën për në gjykatë sepse kishte seancën. Aty u përballa me Kudretin. Ai ofendoi vajzën time dhe unë e qëllova. Pas krimit kam hedhur armën dhe jam larguar drejt Unazës së Re në shtëpinë e motrës”, - ka thënë Picari.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI