Flash

Ura e Darëzezës u ndërtua për 18 orë/ Olta Xhaçka doli garant për mjetet e tonazhit të rëndë

Lapsi.al 4 June 2021
Ura e Darëzezës u ndërtua për 18 orë/ Olta

Shoferi i kamionit që u bë shkak për shembjen e urës së Darëzezës u vu në pranga nga policia si fajtor për shkatërrimin e urës. Por rreth 3 vite më parë, kur ura u ndërtua nga Forcat e Armatosura, Ministrja e atëhershme e Mbrojtjes, Olta Xhaçka doli garant se mbi të mund të kalonin edhe mjetet e tonazhit të rëndë.

Në inaugurimin e urës, ministrja shkoi vetë për të përgëzuar ushtarakët për punën, duke vënë në dukje se objekti ishte ndërtuar në kohë rekord për 18 orë dhe duke deklaruar se aty mund të kalonin edhe mjetet e tonazhit të rëndë.

“Duke iu përgjigjur interesit të gazetarëve, ministrja Xhaçka i siguroi ata dhe banorët e Darëzezës se ura e sapondërtuar është plotësisht e sigurt dhe do të mundësojë lëvizjen e mjeteve të rënda” thuhet në njoftimin për shtyp të Ministrisë së Mbrojtjes të publikuar në dhjetor të vitit 2017.

https://www.mod.gov.al/index.php/newsroom-2/2831-fa-ndertojne-uren-ne-darezeze-ministrja-xhacka-dite-nate-ne-sherbim-te-komunitetit

https://www.youtube.com/watch?v=E8C4oUzvZTs

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI