Flash

President deri në 2022? Meta: Nëse doni të merreni me një gjë serioze merruni me hetimin e krimeve zgjedhore

Lapsi.al 4 June 2021
President deri në 2022? Meta: Nëse doni të merreni me një

Ilir Meta, teksa u pyet në lidhje me faktin nëse do të jetë president deri në 2022-shin, deklaroi se tema e shkarkimit është vënë në dukje pas zgjedhjeve të 25 prillit.

Ai i sugjeroi gazetarët që të merren me një çështje me rëndësi siç është sipas tij vjedhja e zgjedhjeve të 25 prillit.

“Nuk dëshiroj që të flas në një vend të shenjtë për çështje që nuk ekzistojnë. Që do të thotë që kjo tema e shkarkimit është bërë më tepër pas 25 prillit dhe kur është konfirmuar edhe gjithçka që presidenti ka thënë para 25 prillit. Kuvend i i dy viteve të fundit ishte një Kuvend pa opozitë, Ai është më antikushtetues.

Nëse doni të merreni me gjë serioze, merruni me hetimet për 25 prillit dhe pas kësaj date. Në një vend demokratik qytetarët duhet të jenë të sigurt që vota tyre është e sigurt. Barazia para ligjit garantohet kur vota është e lirë. Kur disa votojnë disa herë dhe disave iu mohohet e drejta e votës, ku vota nuk mund të dalë qëllimisht e pavlefshme, dhe ku vota është gjëja më e rëndësishme që kanë qytetarët në demokraci. Kjo është çështje e rëndësishme, çështjet e tjera s’kanë asnjë rëndësi të përmenden”, tha ai.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI