Flash

Kuvendi i Shqipërisë mbyll dyert për gazetarët, gjithçka do të kontrollohet me regji qëndrore si ERTV-ja

Lapsi.al 4 June 2021
Kuvendi i Shqipërisë mbyll dyert për gazetarët,

Gazetarët që raportojnë nga Kuvendi i Shqipërisë u njoftuan të premten më 4 qershor se Byroja e Kuvendit ka vendosur të mbyllë aksesin e gazetarëve nëpër mjediset e kryesisë së kuvendit duke ndaluar gazetarët dhe kameramanët të raportojnë në mënyrë të pavarur dhe duke e zëvendësuar këtë me transmetimet e kontrolluara nga vetë kuvendi.

Vendimi i publikuar në faqen e internetit të parlamentit mban datën 2 qershor, ndryshon rregulloren e vitit 2014 dhe sanksionon që gazetarët nuk do të mund të lëvizin më në mjediset e Kryesisë së Kuvendit, ku zhvillohen kryesisht seancat e komisioneve parlamentare, por do të detyrohen të qëndrojnë në një dhomë të veçantë në bodrum, nga ku do të mund të ndjekin përmes rrjetit të transmetimit të kontrolluar nga kuvendi, punimet e parlamentit.

Kuvendi i Shqipërisë bëhet në këtë mënyrë institucioni i rradhës që mbyll dyert për gazetarët dhe zëvendëson raportimin e pavarur me transmetimet zyrtare të kontrolluara nga zyrat e shtypit.

Koloreto Cukalli, drejtues i Këshillit Shqiptar të Medias i tha BIRN se vendimi i fundit është njëkohësisht absurd për nga lloji, pasi merret nga një parlament pas zhvillimit të zgjedhjeve dhe gjithashtu i tillë që kufizon lirinë e medias dhe cënon cilësinë e raportimit.

“Gazetarëve u kërkohet të mos jenë prezent aty ku ndodh lajmi, por të përcjellin atë që i pëlqen institucionit,” deklaroi Cukalli, duke theksuar se një praktikë e tillë e mbylljes së dyerve është nisur nga partitë politike dhe është pasuar nga qeveria, për të përfunduar tani, te pushteti ligjvënës.

Rregullorja, në një kapitull të quajtur “Orientimi i masmediave” sanksionon që rojet e kuvendit “sigurojnë shoqërimin e personave të akredituar gjatë qëndrimit të tyre në Kuvend,” kur e shohin të arsyeshme ndërsa gazetarët duhet të qëndrojnë në vetëm një mjedis të përshkruar si “Newsroom”.

Përjashtim nga ky rregull përbëjnë Televizioni Publik Shqiptar dhe Agjencia Telegrafike Shqiptare, dy institucione propagande të kontrolluara nga qeveria. “Personat e akredituar, punonjës të RTSH dhe ATSH, mund të lëvizin lirisht,” thuhet në vendim.

Kuvendi i jep gjithashtu të drejtë vetes në rregullore që të “organizojë intervista”, ku gazetarët duhet që të bëjnë kërkesë te zyra e shtypit.

Rregullorja e re ndryshon një rregullore të vitit 2014, në bazë të së cilës, gazetarët akreditoreshin te Kuvendi dhe kishin të drejtë të lëviznin nëpër korridore dhe të ndiqnin punimet e komisioneve nga mjedise të përcaktuara për median në sallat e mbledhjeve të këtyre komisioneve./reporter.al

Të këshilluara

Patos, zjarr në një zonë pyjore

Pylli i Drenies në vendin e quajtur Lofkend është përfshirë nga flakët pasditen e sotme. Drejt vendngjarjes janë nisur forcat zjarrfikëse të Patosit. Mesohet...

18:09

Basha: Më 25 prill në Shqipëri ra demokracia

Lulzim Basha ka kërkuar mbështetjen e demokratëve të Tiranës për një mandat të tretë, duke theksuar se asgjë nuk do ta ndalë betejën për të larguar atë që e qua...

15:59

Aksident në Fushë Krujë, një i plagosur

Një aksident ka ndodhur në hyrje të qytetit të Fushë-Krujës konkretisht tek mbikalimi i rrugës nacionale Milot-Tiranë. Dy automjete janë përplasur me njëra-t...

15:38

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Me sytë katër

PAPARAZZI