Flash

Zjarr në zonën Rinia në Durrës

Një zjarr i madh ka përfshirë një fushë të madhe me shkurre në sektorin Rinia po u afrohet disa tokave dhe banesave. Banor&e...

16:05

Bashkëpunimi i Mozzik dhe Loredanës arrin një sukses

Lapsi.al 4 June 2021
Bashkëpunimi i Mozzik dhe Loredanës arrin një sukses

Para pak ditësh, Loredana dhe Mozzik, publikuan këngën e tyre të parë pas ribashkimit. Kënga me titull “Rosenkrieg” tregon gjithë historinë e tyre pas ndarjes dhe videoklipi i dy artistëve flet shumë.

“Çdo gjë ndodhi sepse ne ishim shumë të dashuruar. Tani të gjithë po jetojnë me luftën tonë të trëndafilave. Shumë ndjenja u kthyen në politikë”, shprehen dyshja në këngë.

Loredana shprehet në pjesën e saj se të gjithë të vërtetën e ndarjes e dinë vetëm ata të dy, edhe pse të gjithë mendonin se ishte faji i saj. Kurse Mozzik tregon se gjatë ndarjes ka dalë me shumë vajza të tjera, por më pas kuptoi se pa Loredanën nuk ka kuptim bota, sepse më ta ka jetuar momentet më të bukura.

Kjo këngë, që është si një libër i hapur për jetën e artistëve, është pëlqyer shumë dhe ka thyer rekord. Të gjithë e kanë pëlqyer jo vetëm fabulën, por edhe videoklipin e veçantë, në të cilin në një sekuencë shfaqet edhe vogëlushja e çiftit, Hana.

Së fundmi, Mozzik na ka surprizuar me suksesin e radhës pasi kjo këngë është renditur e para në top listën gjermane “Offizielle Deutsche Charts”.

Këtë lajm e bëri të ditur vetë reperi me anë të një postimi në llogarinë e tij në Instagram, duke ndarë edhe një shkrim si mirënjohje për të gjithë mbështetjen.

“Jeta nganjëherë është shumë interesante. Si një vogëlush kam jetuar në Gjermani pa dokumente dhe u desh të rikthehsha në Kosovë me familjen time… dhe tani kemi një hit numër një në Gjermani. E kupton? Mund të ndërrosh vende dhe prapë të arrish destinacionin tënd! Faleminderit Gjermani. Faleminderit shumë të gjithëve”, ka shkruar Mozzik në postimin e tij.

Të këshilluara

A do të ketë një rikthim të One Direction

Është përfolur e është kërkuar kaq shumë dhe ja që edhe mund të ndodhë bashkimi i One Direction. Fansat e grupit kanë nisur të dyshojnë se së shpejti mund të ke...

10:49

Big Mama i jep fund beqarisë

Këngëtarja e e njohur shqiptare, Big Mama i ka surprizuar të gjithë me postimin e fundit në Instagram ku shfaqet duke festuar me mikeshat e saj në festën e beqa...

09:44

Përse Hailey nuk do të pozonte kurrë nudo

Hailey Bieber nuk do të pozonte kurrë nudo e madje nuk do e merrte fare në konsideratë një ofertë të tillë! 24-vjeçarja zbuloi këtë gjë gjatë një bisede me akto...

09:03

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI