Flash

Zjarr në zonën Rinia në Durrës

Një zjarr i madh ka përfshirë një fushë të madhe me shkurre në sektorin Rinia po u afrohet disa tokave dhe banesave. Banor&e...

16:05

A u vaksinua vërtet Chiara Ferragni? Fansat hedhin dyshime

Lapsi.al 4 June 2021
A u vaksinua vërtet Chiara Ferragni? Fansat hedhin dyshime

Chiara Ferragni njoftoi pardje për 24 milionë ndjekësit e saj në Instagram se kishte marrë dozën e parë të vaksinës anti-Covid.

"Çfarë momenti emocionues. Dukej shumë larg, por më në fund ndodhi," –shkroi ajo.

Influencerja u vaksinua më 2 qershor dhe ndau foto nga momenti kur po vaksinohej, por postimet e saj të mëvonshme shkaktuan polemika dhe kritika.

Menjëherë pas vaksinimit, Chiara Ferragni ndau disa video me ndjekësit e saj në Instagram, ku foli për emocionin që ndjeu:

"Siç e keni parë nga postimi, unë kam bërë vaksinën dhe jam jashtëzakonisht e lumtur, sepse duket se shoh një dritë në fund të tunelit pas një viti e gjysmë, i cili na është vjedhur,” –tha ajo, duke e quajtur vaksinimin si të vetmen rrugëdalje nga një makth.

Mes shumë postimesh ajo ndau edhe videon që tregon leukoplastin që punonjësit e shëndetësisë i vendosën pas injeksionit në krahun e saj të majtë. Por në videot në makinë pas vaksinës, leukoplasti duket në krahun e djathtë. Pikërisht ky detaj, që nuk ka kaluar pa u vërejtur nga ndjekësit e vëmendshëm, ka shkaktuar polemika dhe akuza. Shumë e akuzuan Chiara-n se po promovon vaksinat, ndërsa të tjerët vunë në dyshim vërtetësinë e vaksinimit të saj.

Pas akuzave në rrjet, Chiara i është drejtuar sërish Instagramit për të sqaruar gjithçka.

"Ndihem krejtësisht normale. Më vjen për të qeshur që kaq shumë teoricienë konspirativë kanë menduar se kam gënjyer për vaksinën. Sepse në video leukoplasti dukej në krahun tjetër. E bëra në krahun e majtë dhe kamera kur e përdor nga përpara kthen imazhin", -tha ajo duke sqaruar se në një rast është përdorur kamera e pasme dhe në rastin tjetër, në makinë, ajo para.

Të këshilluara

A do të ketë një rikthim të One Direction

Është përfolur e është kërkuar kaq shumë dhe ja që edhe mund të ndodhë bashkimi i One Direction. Fansat e grupit kanë nisur të dyshojnë se së shpejti mund të ke...

10:49

Big Mama i jep fund beqarisë

Këngëtarja e e njohur shqiptare, Big Mama i ka surprizuar të gjithë me postimin e fundit në Instagram ku shfaqet duke festuar me mikeshat e saj në festën e beqa...

09:44

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI