Flash

Zjarr në zonën Rinia në Durrës

Një zjarr i madh ka përfshirë një fushë të madhe me shkurre në sektorin Rinia po u afrohet disa tokave dhe banesave. Banor&e...

16:05

Ricky Martin në kopertinën e People flet për historinë e dashurisë me bashkëshortin

Lapsi.al 3 June 2021
Ricky Martin në kopertinën e People flet për historinë e

Ricky Martin prej kohësh ka zbuluar se është homoseksual dhe i lumtur në marrëdhënien e tij me Jwan Yosef. Në një intervistë të dhënë së fundmi për “People”, Ricky ka treguar se ndihet shumë komod nën lëkurën e tij dhe i lumtur me familjen që ka krijuar me partnerin.

“Unë jam një libër i hapur!”, është shprehur Ricky, kur është pyetur në lidhje me faktin nëse dëshiron të ketë më shumë fëmijë.

“Nuk fshehë më asgjë sot. Ne nuk jemi në pritje të ëmbël. Aktualisht, po përpiqemi t’ja dalim mbanë me binjakët dhe të rrisim dy binjakët e tjerë, sepse Lucia dhe Renn kanë vetëm 9 muaj diferencë. Ata janë të lodhshëm, por ne jemi të fortë dhe të shëndetshëm”, është shprehur Martin.

Këngëtari ka treguar se me partnerin e tij është njohur në vitin 2016-të përmes Instagram-it dhe se të dy kanë jetuar për disa muaj një dashuri platonike derisa më në fund u takuan në Londër.

“E pashë dhe thashë, ‘Oh Zot unë do martohem me të’”, ka treguar Ricky për takimin e parë.

Një vit më vonë, në hotelin ku u njohën bashkë për herë të parë, çifti vendosën të fejoheshin.

“Ai është burri më romantik që kam njohur. Ai ankohet se unë nuk i këndoj kurrë. Po ai është një kërcimtar shumë i mirë. Unë i thërras Shakira!”, është shprehur Ricky Martin për partnerin e tij.

Më pas ai ka treguar se vendimi për t’u martuar ishte i minutës së fundit, sepse rastisi që familjet e tyre ishin në të njëjtën kohë bashkë në qytet.

Asokohe Martin ishte një baba beqar, i dy binjakëve, Valentino dhe Matteo, që erdhën në jetë nga një nënë surrogate. Ai ka pranuar se ata kanë dëshirë që të kenë në të ardhmen më shumë fëmijë.

“Po duam më shumë fëmijë. Ka embrione të ngrira. Më kujtohet se çdo të diel ne ishim 34 nipër dhe mbesa në shtëpinë e gjyshërve tanë. Dhe gjithmonë kam thënë se një ditë unë do të hap derën e shtëpisë time dhe do të shoh shumë fëmijë që vrapojnë drejt meje. Kjo ka qenë gjithmonë ëndrra ime”, është shprehur Ricky Martin.

Të këshilluara

Taylor Swift, së shpejti pjesë e një filmi

Këngëtarja  Taylor Swift do të marrë pjesë në një film me metrazh të gjatë nga David O. Russell.   Sipas mediave të huaja,xhirimet e realizuara në Los Angeles ...

16:22

Sophie Turner,pjesë e serialit "Stair Case"

Mediat e huaja kanë raportuar së fundmi se aktorja Sophie Turner do të jetë pjesë e serialit "Stair Case". Seriali  bazohet në dokumentarin me të njëjtin emë...

16:11

Matthew Perry konfirmon ndarjen nga partnerja

Aktori Matthew Perry i ka dhënë fund lidhjes me  Molly Hurwitz. Lajmi u konfirmua nga vetë aktori për revistën People.“Ndonjëherë gjërat thjesht nuk funksion...

15:54

Ndërron jetë aktorja Romy Walthall

Aktorja Romy Walthall ka ndërruar jetë në moshën 57 vjecare.   Lajmi u bë i ditur për fansat nga djali i saj, Morgan Kantz, i cili deklaroi se Romy vdi...

14:56

Fjalimi i Morgan Freeman: "Jetova gabim"

Të kisha më shumë nuk ishte e mjaftueshme… Unë jam 80 vjeç dhe fatkeqësisht jam shtrirë në një krevat spitali. Kam miliona dollarë në bankë, por unë nuk mund...

12:54

Miliona dollarë për të ribashkuar "Friends"

Pas një kohe të gjatë pritjeje, “HBO Max” publikoi para pak ditësh rikthimin e “Friends”, i cili pati një shikueshmëri shumë të lartë. I gjithë kasti i aktorëve...

12:11

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI