Flash

Paralajmëron Yuri Kim: SHBA do ndërmarrë hapa të tjerë kundër të korruptuarve

Lapsi.al 3 June 2021
Paralajmëron Yuri Kim: SHBA do ndërmarrë hapa të tjerë

Ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim ka bërë një reagim në rrjetet sociale ku ka shpërndarë fjalën e presidentit Joe Biden i cili shpalosi këtë të enjte luftën kundër korrupsionit si një përparësi kombëtare.

“Presidenti Biden sot vendosi zyrtarisht luftimin e korrupsionit si një interes thelbësor i sigurisë kombëtare të SHBA. Prandaj, qeveria e SHBA-së do të ndërmarrë më shumë hapa për të kërkuar llogari ndaj individëve të korruptuar, organizatave kriminale ndërkombëtare dhe të tjerëve.

Hapat do të përfshijnë forcimin dhe ngritjen e sanksioneve anti-korrupsion; forcimin e veprimit të zbatimit të ligjit; dhe rritjen e mbështetjes për shoqërinë civile, mediave, organeve shtetërore dhe lokale, partnerëve ndërkombëtarë dhe aktorëve të tjerë të mbikëqyrjes dhe llogaridhënies” – shkruan Kim.

Pak ditë më parë SHBA shpalli “non grata” ish-kryeministrin Sali Berisha duke e akuzuar atë për korrupsion sinjifikant. Të mërkurën u shpallën non grata edhe 5 zyrtarë, politikanë e biznesmenë bullgarë.

Më herët këtë të enjte Shtëpia e Bardhë e shpalli luftën kundër korrupsionit si një përparësi themelore të interesave të sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara.

Përmes një memorandumi Presidenti Biden thotë se “administrata amerikane do të udhëheqë përpjekjet për të nxitur qeverisje të mirë, transparencë në sistemet financiare të Shteteve të Bashkuara dhe globale, si dhe për të parandaluar dhe luftuar korrupsionin brenda dhe jashtë vendit”.

Me përfshirjen e luftës anti-korrupsion në përparësitë e saj, administrata Biden angazhohet të ndërmarrë hapa të rinj për të vënë para përgjegjësisë individët e korruptuar, organizatat kriminale transnacionale dhe aktorë të tjerë të përfshirë në veprimtari të paligjshme.

“Kjo përfshin forcimin dhe ndërtimin e sanksioneve që synojnë luftë kundër korrupsionit sipas Ligjit Magnitsky dhe kompetencave të tjera të të ngjashme; dhe përfocimin e masave penale ose civile, të tilla si Nisma Departamentit të Drejtësisë për Rimarrjen e Pronave të Siguruara përmes Kleptokracisë”, thuhet në memorandum.

Në dokument thuhet se “korrupsioni dëmton besimin e publikut, pengon qeverisjen efektive, deformon tregjet dhe qasjen e drejtë në shërbime; saboton përpjekjet për zhvillimin; kontribuon në brishtësinë e vendeve, ekstremizmin dhe migrimin kombëtar; dhe u siguron udhëheqësve autoritarë një mjet për të minuar demokracitë në të gjithë botën.”

“Kur udhëheqësit vjedhin nga shtetasit e vendeve të tyre ose oligarkët shpërfillin shtetin ligjor, ngadalësohet rritja ekonomike, thellohet pabarazia dhe bie besimi tek qeveria”, vazhdon memorandumi.

Shtëpia e Bardhë thotë se kostoja financiare e korrupsionit është marramendëse, duke gërryer 2 - 5 përqind nga prodhimi global i brendshëm bruto.

“Korrupsioni kërcënon sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara, barazinë ekonomike, përpjekjet globale kundër varfërisë dhe zhvillimit, dhe vetë demokracinë. Por duke parandaluar dhe luftuar në mënyrë efektive korrupsionin dhe duke demonstruar avantazhet e një qeverisjeje transparente dhe të përgjegjshme, ne mund të sigurojmë një avantazh kritik për Shtetet e Bashkuara dhe demokracitë e tjera”, shprehet Presidenti Biden.

Memorandumi u kërkon agjencive kryesore të administratës që të koordinojnë dhe të mbështesin përpjekjet e anti-korrupsionit, të luftojnë financimet e paligjshme, të vënë aktorët e korruptuar para përgjegjësisë, të ndërtojnë partneritete ndërkombëtare dhe të përmirësojnë ndihmën e huaj.

Dokumenti thotë se kjo gjithashtu nënkupton rritjen e mbështetjes për forcimin e aftësive të shoqërisë civile, medias, organeve shtetërore dhe lokale, partnerëve ndërkombëtarë dhe aktorëve të tjerë të mbikëqyrjes dhe llogaridhënies.

"Korrupsioni”, thuhet në dokument, “shkatërron demokracinë nga brenda dhe gjithnjë e më shumë përdoret si instrument nga shtetet autoritare për të minuar institucionet demokratike”.

Administrata amerikane angazhohet “të godasë parajsat fiskale dhe financimet e paligjshme, që kontribuojnë në pabarazinë e të ardhurave, financimin e terrorizmit dhe rrisin ndikimin e huaj keqdashës", thuhet në memorandum e cituar nga VOA.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Me sytë katër

PAPARAZZI