Flash

Ministri i jashtëm grek, Dendias: Asnjë tolerim për Shqipërinë

Lapsi.al 3 June 2021
Ministri i jashtëm grek, Dendias: Asnjë tolerim për

“Të drejtën tonë kombëtare për t’u shtrirë në 12 milje detare, ne nuk do ta diskutojmë as me Turqinë as me ndonjë vend tjetër” - tha ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias në Konferencën e dytë Ndërkombëtare mbi Trashëgiminë Kulturore. Ai foli për marrëdhëniet e jashtme të Greqisë me Turqinë, Shqipërinë dhe Libinë.

“Sipas Ligjit të Detit dhe UNCLOS, shtrirja e ujërave territoriale në 12 milje është e drejta jonë kombëtare sovrane” – mësohet të ketë thënë Dendias .

Lidhur me marrëdhëniet greko-shqiptare, Dendias u shpreh: “Sigurisht, ne nuk do të bëjmë asnjë lëshim për palën shqiptare. Ajo duhet të përmbushë plotësisht kushtet për pjesëmarrje në bashkësinë evropiane, përfshirë mbrojtjen absolute të të drejtave të pakicës greke.

Mos i shihni marrëdhëniet greko-shqiptare në kontekstin: “Shqiptarët janë miq me turqit, kështu që ata nuk janë automatikisht miq të Greqisë". Është shumë më e komplikuar. Dhe nëse më lejoni, Shqipëria historikisht, nëse e shikoni nga një perspektive, ka bërë zgjedhjen e saj" – tha Dendias. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Me sytë katër

PAPARAZZI