Flash

Kuvendi i Kosovës miraton projektligjin për krimet e luftës

Lapsi.al 3 June 2021
Kuvendi i Kosovës miraton projektligjin për krimet e luftës

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë miratuar sot unanimisht Projektligjin “për plotësimin dhe ndryshimin e Kodit të Procedurës Penale” që do t’i hapë rrugë hetimit dhe gjykimit të krimeve të luftës në Kosovë.

Pro këtyre ndryshimeve u shprehën 68 deputetë, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

Që nga mbarimi i luftës, më 1999, krimet e luftës janë hetuar nga gjyqtarë dhe prokurorë të huaj, ndërsa nga viti 2015, këtë rol e kanë marrë institucionet e Kosovës.

Prej vitit 2000-2008, UNIMK-u ka qenë autoriteti, i cili ka trajtuar çështjet e krimeve të luftës. Ky mision ka ngritur aktakuza ndaj 3 serbëve, 19 shqiptarëve dhe një malazezi, por për të gjitha këto raste ka dënuar vetëm një person për krime lufte.

Pas përfundimit të misionit të UNMIK-ut, përgjegjësitë në këtë fushë janë kaluar te misioni i Bashkimit Evropian EULEX, i cili ka funksionuar prej vitit 2009-2018. Por ky mision ka pasur kompetenca ekzekutive deri në vitin 2014.

EULEX-i gjatë kësaj periudhe ka ngritur aktakuza për krime lufte kundër 11 serbëve, 39 shqiptarëve, një malazezi dhe një personi nga komuniteti RAE. Ndërsa pas kalimit të kompetencave tek autoritetet e Kosovës, në vitin 2014, Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur deri në qershor 2020 aktakuza për krime lufte kundër 39 personave.

Gjatë luftës në Kosovë humbën jetën rreth 13.500 persona, ndërsa 1.600 ende konsiderohen të pagjetur.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Me sytë katër

PAPARAZZI