Flash

Kushtetuesja shtyn vendimin për Teatrin, pranon kërkesën për prova shtesë

Lapsi.al 3 June 2021
Kushtetuesja shtyn vendimin për Teatrin, pranon kërkesën për

Gjykata Kushtetuese shtyu dhënien e vendimit për shembjen e Teatrit Kombëtar, duke pranuar pretendimin e presidencës për të marrë prova shtesë.

Ndërkohë që Gjykata ka refuzuar thirrjen e dëshmitarëve të kërkuar nga presidenca, me pretendimin se nuk janë të nevojshme deklarimet e tyre.

Seanca e radhës pritet që të mbahet në datën 15 Qershor.

Në seancën e zhvilluar sot, këshilltari i presidentit Meta, Bledar Dervishaj, kërkoi më shumë prova nga institucionet si dhe dëshmitarë.

PROVA SHTESE TE KERKUARA NGA PRESIDENCA: 

1. Kopje të shitblerjes së pronës truall nga Françesko Jakomoni dhe trashëgimtareve të familjes Libohova ku u ndërtua Teatri Kombëtar.

2. Kopje të lejes së ndërtimit nga Mbreti Zog për ndërtimin e teatrit.

3. Kopje e projektit të arkitektit për ndërtimin e teatrit.

4. Akte që vërtetojnë ndryshimin e qëllimit të përdorimit të godinës.

5. Kopjen e praktikës së shpalljes së Ansamblit të Teatrit si monument kulture.

6. Hartat e përdorura për shpalljen e kësaj zone të trashëgimisë historike.

7. Kopje të diskutimeve shkencore të Monumenteve të Kulturës 2004-2007 që ka vlerësuar monumentet historike në qendrën e Tiranës.

8. Listën e plotë të ndërtesave të përfshira në qendrën historike.

9. Kopje të praktikës institucionale ku pasqyrohet identifikimi i nevojës për miratimin e ligjit special për Teatrin.

10. Konsultimet para dhe pas hartimit të këtij ligji të posaçëm.

11. Mendimet e të gjitha institucioneve të përfshira gjatë konsultimit.

12. Diskutimet në Këshillin e Ministrave për këtë çështje.

13. Kopje të akteve se si Bashkia Tiranë ka ndërprerë negociatat për godinën.

14. Procesverbalet e komisionit të posaçëm nëse ai ka zhvilluar negociata me kompani të interesuara për të ndërtuar teatrin e ri dhe kostot financiare të secilës ofertë.

15. Kostot e gjetjes dhe përballimit të konsulencës.

16. Si u arrit në përfundimin që shteti do ta ndërtonte vetë, me para publike, dhe jo me koncesion.

17. Si u kalua trualli nga Ministria e Kulturës në pronësi të Bashkisë Tiranë? Duam praktikën e kësaj procedure.

18. Kopje të akteve të nxjerra para gjatë dhe pas shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar.

19. Veprimet e Kryetarit të Bashkisë Tiranë pas kërkesës së KLSH-së për të pezulluar veprimet me teatrin deri në shprehjen e gjykatës.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Me sytë katër

PAPARAZZI