Flash

Grida Duma mbështet Bashën: Është gjithmonë në veprim!

Lapsi.al 3 June 2021
Grida Duma mbështet Bashën: Është gjithmonë në

Deputetja e zgjedhur në qarkun e Tiranës, për Partinë Demokratike, Grida Duma i ka dalë në mbrojtje kryedemokratit Lulzim Basha. E ftuar në “Top Talk”, Duma u pyet nga gazetari Denis Dyrnjaja nëse i kishte ngelur në mendje ndonjë fjalë e Bashës, sepse ai vetë nuk ishte mrekulluar ndonjëherë. Duma tha se Basha nuk ka nevojë të thotë asgjë, pasi ai është ‘acting’ gjithmonë, në veprim.

Pjesë nga biseda:

Grida Duma: Sulmet minimaliste të karakterit personal duhet të zhduken, duhet të kemi të nivelit programor

Denis Dyrnjaja: Fatbardh Kadilli ka një program që mua realisht më pëlqen, më impresionon, nuk shoh sulme personale tek ai, të them të drejtën, komenti im nëse ma lejon

Grida Duma: Unë program nuk kam dëgjuar

Denis Dyrnjaja: Unë disa teza i kam dëgjuar dhe pëlqyer, me ëndje…dhe Basha për tetë vjet s’na ka thënë ndonjë gjë që të na mrekullojë të themi të drejtën. Të ka ngelur gjë në mendje ty nga Basha përshembull..?

Grida Duma: Basha nuk ka nevojë të thotë asgjë, ai është ‘acting’, është gjithmonë në veprim

Denis Dyrnjaja: Thjesht u gjend aty dhe…

Grida Duma: Ka bërë hapje të partisë, në vitin 2017

Denis Dyrnjaja: Janë larguar më shumë se sa kanë ardhur

Grida Duma: Në politikë do ketë gjithmonë largime…

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Me sytë katër

PAPARAZZI