Flash

FOTO/ Kishte veshur pantallona të ngushta, deputeten nuk e lejojnë në sallën e kuvendit

Lapsi.al 3 June 2021
FOTO/ Kishte veshur pantallona të ngushta, deputeten nuk e lejojnë

Deputetet femra në Tanzani i kanë kërkuar falje një kolegeje të tyre që u urdhërua të largohej nga salla e parlamentit për shkak të pantallonave të saj. Një deputet mashkull tha se mënyra se si visheshin disa gra ishte tallje për parlamentin.

"Z. Kryetar, një shembull i tillë është motra ime ulur në të djathtën time me këmishë të verdhë. Shikoni pantallonat që ajo ka veshur, Z. Kryetar!" – u ankua deputeti Husein Amar.

Kryetari i Parlamentit urdhëroi deputeten Kondester Sichwale të largohej nga salla.

"Shkoni vishuni mirë dhe pastaj ejani përsëri më vonë” - tha kryetari Job Ndugai.

BBC shkruan se deputetja u largua nga salla, por ngjarja ka shkaktuar pakënaqësi për sjelljen e meshkujve. Incidenti gjithashtu ka tërhequr komente në mediat sociale nga e gjithë bota. ©LAPSI.al

Image

Image

Image

 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI