Flash

Çfarë pritet të ndodh në takimin mes Joe Biden dhe Mbretëreshës Elizabeth

Lapsi.al 3 June 2021
Çfarë pritet të ndodh në takimin mes Joe Biden dhe

Mbretëresha e Britanisë së Madhe, Elizabeth II javën e ardhshme do të takohet me presidentin amerikan Joe Biden dhe Zonjën e Parë Jill. Këtë lajm e bëri të ditur Pallati Buckingham.

Ky takim, të dielën e 13 qershorit përkon me përfundimin e vizitës të Biden në Britani për samitin e G7 të liderëve nga ekonomitë më të mëdha në botë. Kështu, presidenti amerikan bëhet i dymbëdhjeti që Mbretëresha takon si monarke e Britanisë. Ajo takoi edhe paraardhësit e tij Donald Trump dhe Melania Trump në Pallatin Buckingham në 2019.

Madhështia e saj u takua për herë të parë me një president në shërbim të SHBA, Harry S Truman, si Princesha Elizabeth në 1951. Që atëherë ajo është takuar me të gjithë liderët e zgjedhur amerikanë gjatë 69 viteve të saj në fron, përveç Lyndon B Johnson.

Kujtojmë se në 21 prill të këtij viti, Elizabeth festoi 95-vjetorin e lindjes, për herë të parë pa bashkëshortin e saj, princin Philip.

Në shenjë respekti për të ndjerin e ndarë nga jeta dhe për zinë që po mbante për të, Mbretëresha vendosi që të mos kishte asnjë organizim për ditëlindjen e saj. Ajo tha se ishte prekur thellë nga mbështetja dhe mirësia e treguar nga publiku pas vdekjes së Dukës së Edinburgut, ndaj i ka falenderuar të gjithë për ngushëllimet e urimet e ditëlindjes.

Të këshilluara

Ndërron jetë aktorja Arlene Golonka

Aktorja Arlene Golonka ka ndërruar jetë në moshën 85 vjeçare. Lajmi u bë i ditur nga mbesa e saj, Stephanie Morton e cila deklaroi se Arlene  kishte vuajtur ng...

16:11

Bebe Rexha, pjesë e serialit të animuar

Këngëtarja Bebe Rexha ka zbuluar për fansat se do të jetë pjesë e një seriali të animuar me titull “We The People” Seriali  i përbërë nga 10 episode  ka si...

15:42

Demi Lovato kritikohet ashpër

Kohët e fundit, Demi Lovato kishte pësuar ndryshime të mëdha në fizikun e saj pasi kishte rënë shumë në peshë dhe kjo nuk kishte si të mos vihej re nga fansat e...

13:43

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI