Flash

Basha falenderon demokratët: Jemi shpresa e vetme e shqiptarëve

Lapsi.al 3 June 2021
Basha falenderon demokratët: Jemi shpresa e vetme e shqiptarëve

Pas takimit të ditës së sotme në Kavajë, me anë të një statusi në rrjetet sociale kryedemokrati ka falënderuar demokratët për mikpritje. Basha shprehet se ka një detyrim të dyfishtë para fateve të shqiptarëve dhe familjeve të tyre për ta çuar betejën deri në fund.

“Falenderoj nga zemra demokratët e Kavajës, Rrogozhinës, Njësive 15 dhe 16 të Tiranës për angazhimin e tyre të pashembullt në betejën për ndryshim.

Sot kemi një detyrim të dyfishtë, jo vetëm përpara sakrificës së demokratëve të cilët i prinë kësaj beteje, por mbi të gjitha, para fateve të shqiptarëve dhe familjeve të tyre, për ta çuar betejën deri në fund.

Sepse ne jemi instrumenti në duart e njerëzve, ne jemi shpresa e vetme e shqiptarëve që donin ndryshimin më 25 prill dhe që e duan akoma më shumë sot”, shkruan Basha.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI