Flash

Basha - demokratëve: Do luftojmë apo do lejojmë Ramën të realizojë planin e tij

Lapsi.al 3 June 2021
Basha - demokratëve: Do luftojmë apo do lejojmë Ramën

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, publikoi në Facebook disa fotografi nga takimet me qytetarët, ndërsa theksoi se zgjedhjet e 13 qershorit për kryetarin e ri të PD, janë testi i parë pas vjedhjes së zgjedhjeve nga Edi Rama.

Sipas tij, këto zgjedhje do të përcaktojnë nëse opozita do vazhdojë të luftojë me forcë, apo do të lejojë Ramën të realizojë planin e tij dhe ta dobësojë opozitën.

“Këto zgjedhje janë testi i parë pas vjedhjes së zgjedhjeve nga Rama: do vazhdojmë të luftojmë më gjithë forcën tonë, apo do lejojmë Ramën të realizojë planin e tij dhe ta dobësojë opozitën.

Përgjigja jonë do jetë e qartë: do zgjedhim që të vazhdojmë të bashkuar betejën kundër regjimit Rama-Doshi. Do vazhdojmë të luftojmë me gjithë forcën tonë. Dhe do fitojmë!”, - shkruan Basha.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI