Flash

Angelina Jolie është e pakënaqur me vendimin e gjykatës për të ndarë kujdestarinë e fëmijëve

Lapsi.al 3 June 2021
Angelina Jolie është e pakënaqur me vendimin e gjykatës

Angelina Jolie është e pakënaqur me vendimin e gjykatës për të ndarë kujdestarinë e fëmijëve së bashku me Brad Pitt. Para pak ditësh një gjykatës ka vendosur në favor të aktorit të njohur, sipas ‘Us Weekly’ që ka siguruar dokumentet.

“Në dëshmitë e dorëzuara në gjykatë ka shumë pika të rëndësishme që duhen parë, por kujdestaria duhet ndarë duke iu përshtatur edhe kërkesave të zotit Pitt, në interes të fëmijëve”, shkruhej në dokument.

Kur ky vendim të hyjë në fuqi, dy aktorët do ndajnë kohën që shpenzojnë me fëmijët dhe do kenë kujdestari të përbashkët të: Maddox, Pax, Zahara, Shiloh, dhe binjakëve Knox e Vivienne. Mirëpo aktorja 45 vjeçare është zhgënjyer nga gjykatësi John Ouderkirk pasi vendosi në favor të ish burrit të saj, ka konfirmuar një burim për “Us Weekly”.

Pitt është i lumtur me vendimin, por Jolie thuhet se po planifikon lëvizjen e saj të radhës.

“Ajo kurrë nuk do ta falë atë. Ajo pohon se beteja nuk ka mbaruar dhe se beson se drejtësia do të mbizotërojë”, ka thënë burimi.

Kujtojmë se para pak kohësh, Angelina Jolie ka akuzuar ish-burrin e saj për dhunë në familje dhe ka paraqitur dokumente në gjykatë duke pretenduar se ajo ishte viktimë e dhunës në familje nga Pitt. Dokumentet tregojnë më tej se fëmijët e tyre kanë rënë dakord të japin dëshmi kundër dhunës së pretenduar të aktorit.

Të këshilluara

Bebe Rexha pjesë e platformës Netflix

We The People”, kështu quhet seriali i animuar i Netflix, në të cilin Bebe Rexha do të jetë pjesë. Krijuesi i “Doc McStuffins”, Chris Nee, është ribashkuar m...

11:22

Taylor Swift, së shpejti pjesë e një filmi

Këngëtarja  Taylor Swift do të marrë pjesë në një film me metrazh të gjatë nga David O. Russell.   Sipas mediave të huaja,xhirimet e realizuara në Los Angeles ...

16:22

Sophie Turner,pjesë e serialit "Stair Case"

Mediat e huaja kanë raportuar së fundmi se aktorja Sophie Turner do të jetë pjesë e serialit "Stair Case". Seriali  bazohet në dokumentarin me të njëjtin emë...

16:11

Matthew Perry konfirmon ndarjen nga partnerja

Aktori Matthew Perry i ka dhënë fund lidhjes me  Molly Hurwitz. Lajmi u konfirmua nga vetë aktori për revistën People.“Ndonjëherë gjërat thjesht nuk funksion...

15:54

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI