Flash

Rama nxjerr foton me Erdoganin dhe e përshkruan me vetëm 1 fjalë

Lapsi.al 2 June 2021
Rama nxjerr foton me Erdoganin dhe e përshkruan me vetëm 1 fjalë

Kryeministri Edi Rama ndodhet për një vizitë pune në Ankara ku është pritur në një takim edhe Presidenti Rexhep Taip Erdogan.

Në një foto të publikuar në rrjetet sociale, Rama shkruan vetëm fjalën: “Miq”.

Miqësia e Ramës me Erdoganin ka njohur rritje vitet e fundit pas mbështetjes që kreu i shtetit turk i ka dhënë në momente të vështira gjatë qeverisjes së PS.

Të tilla ishin ndihmat për tërmetin, vaksinat kundër covid apo edhe spitali i ndërtuar në Fier përpara zgjedhjeve.

Kuptohet që edhe Rama ka bërë lëshimet e tij në lidhje me mbylljen e shkollave të Gylen në Shqipëri dhe dorëzimin e personave të akuzuar nga Turqia si terroristë edhe në shkelje të të drejtave të njeriut. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI