Flash

PS “josh” Lulzim Bashën/ Spiropali: Të gatshëm të diskutojmë për emrin e presidentit!

Lapsi.al 2 June 2021
PS “josh” Lulzim Bashën/ Spiropali: Të gatshëm

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka theksuar se mazhoranca është gati që t’i japë opozitës edhe Presidentin, pra të pranojë një emër të propozuar nga PD, por me kushtin që opozita të jetë bashkëpunuese.

E ftuar në emisionin “Top Talk” në Top Channel, Spiropali tha se Partia Socialiste është e hapur për bashkëpunim dhe mund të bëjnë propozime të dyja palët në lidhje me zgjedhjen e Presidentit.

“Ne e ftojmë lidershipin e tanishëm apo të ardhshëm që do të dalë nga zgjedhjet, por nuk besoj se do të ketë surpriza sepse zgjedhjet në PD po bëhen me stilin e vjetër që të pranojnë rezultatin, të ulen me ne në tryezë, të diskutojmë mbi rolet që duhet të kemi ne si mazhorancë, ata si opozitë përsa i përket procesit të integrimit dhe konsensusit politik që na duhet sot. Ta ndalim baltën ndaj Shqipërisë dhe këtë luftë të pakuptimtë që ndikon në proceset tona të jashtme dhe të integrimit.

Ofrojmë që të kemi diskutim edhe për çështjen e Presidentit dhe për emrat. Ne kërkojmë të ngremë nivelin e debatit në Shqipëri. Mjaft është mjaft! Deri më sot, të gjithë partnerët tanë i kanë njohur zgjedhjet si normale, por ndoshta edhe si zgjedhjet më të mira deri sot. Kanë bërë një zgjedhje të bukur, edhe ne edhe ata, nuk e mohoj.

Nuk kemi asnjë tabu, mund të zgjedhin ata një emër ose ne. Jemi të hapur për diskutim. Nuk kemi asnjë problem me emrin që mund të propozojnë ata. Jemi të gatshëm të ulemi dhe të bisedojmë për çdo ofertë,”– tha Spiropali.

Të këshilluara

Shuhet gazetari i njohur Ymer Minxhozi

Një emër i njohur i gazetarisë dhe publicistikës shqiptare ka mbyllur sytë sot në Tiranë në moshën 91 vjeçare. Ymer Minxhozi, gazetar, publicist e diplomat me s...

18:24

Humb jetën një punëtor në Korçë

Një punëtor ka humbur jetën në qytetin e Korçës. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e njohur si ‘Trekëndëshi’ në qytetin juglindor. Punëtori ka rënë n...

17:31

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Me sytë katër

PAPARAZZI