Flash

Njoftim i aeroportit të Rinasit për ata që udhëtojnë drejt Turqisë

Lapsi.al 2 June 2021
Njoftim i aeroportit të Rinasit për ata që udhëtojnë

Aeroporti “Nënë Tereza” në një njoftim ka treguar se çfarë kushtesh duhet të plotësojnë personat që so udhëtojnë drejt Turqisë.

Sipas njotimit pasagjerët që do të udhëtojnë drejt Turqisë nuk është i nevojshëm të kryhet testi PCR nëse posedojnë dokumentin që vërteton se janë vaksinuar të paktën 14 ditë përpara hyrjes në këtë vend.

Po ashtu, nuk do të duhet të kryejnë testin PCR ata pasagjerë të cilët vërtetojnë me anë të një dokumenti se kanë kaluar koronavirusin në 6 muajt e fundit.

Njoftimi i plotë i Tirana International Airport:

Në vëmendje të pasagjerëve që udhëtojnë drejt Turqisë

Nuk duhet të kryejnë testin PCR: Pasagjerët që posedojnë dokumentin që vërteton se janë vaksinuar minimumi 14 ditë përpara hyrjes në Turqi

Pasagjerët që vërtetojnë me anë të një dokumenti se e kanë kaluar COVID-19 në 6 muajt e fundit

Pasagjerët që nuk janë vaksinuar dhe nuk e kanë kaluar COVID-19 në 6 muajt e fundit, duhet të kenë kryer testin PCR maksimumi 72 orë përpara nisjes, ose testin e shpejtë antigjen 48 orë përpara fluturimit.

Testi PCR kryhet edhe në aeroport, por jo testi antigen.

Ju faleminderit për bashkëpunimin,

Tirana International Airport.

Të këshilluara

Shuhet gazetari i njohur Ymer Minxhozi

Një emër i njohur i gazetarisë dhe publicistikës shqiptare ka mbyllur sytë sot në Tiranë në moshën 91 vjeçare. Ymer Minxhozi, gazetar, publicist e diplomat me s...

18:24

Humb jetën një punëtor në Korçë

Një punëtor ka humbur jetën në qytetin e Korçës. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e njohur si ‘Trekëndëshi’ në qytetin juglindor. Punëtori ka rënë n...

17:31

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI