Flash

E “dogji” Vettingu, Strasburgu refuzon apelin e Xhoxhajt, u mbyllet dera të shkarkuarve

Lapsi.al 2 June 2021
E “dogji” Vettingu, Strasburgu refuzon apelin e Xhoxhajt, u mbyllet

Dhoma e Madhe e Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut refuzoi në 31 maj të merrte në shqyrtim ankimin e ish-gjyqtares së Gjykatës Kushtetuese Altina Xhoxhaj ndaj procesit të rivlerësimit që pasoi me shkarkimin e saj.

Në njoftimin për shtyp nuk jepen shpjegime përveç shënimit se çështja ishte refuzuar.

Refuzimi i dha formë të prerë vendimit të 9 shkurtit 2021 kur një prej dhomave të Gjykatës së Strasburgut rrëzoi me shumicë apelin e Xhoxhajt ndaj vendimeve të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe Kolegjit të Posaçëm të Apelimit dhe cilësoi se procesi i rivlerësimit nuk shkelte të drejtat e njeriut dhe masat e marra ishin propocionale.

“Gjykata arriti në përfundimin se nuk kishte shkelje të nenit 6 § 1, pasi organet e vetingut kishin qenë të pavarura dhe të paanshme, procedurat kishin qenë të rregullta, shqyrtimi i ankimit të kërkueses në seancë publike nga Kolegji i Apelimit nuk kishte qenë i domosdoshëm dhe nuk ishte shkelur parimi i sigurisë juridike,” u shpreh GJEDNJ nëpërmjet një njoftimi për median.

“Për më tepër, Gjykata konstatoi se nuk kishte shkelje të nenit 8, pasi shkarkimi nga detyra kishte qenë proporcional dhe ndalimi i përhershëm ligjor për të rihyrë në sistemin e drejtësisë për shkak të shkeljeve të rënda disiplinore kishte qenë në përputhje me garantimin e integritetit të detyrës së magjistratit dhe të besimit të publikut në sistemin e drejtësisë,” shtoi GJEDNJ.

Altina Xhoxhaj ishte një ndër pesë anëtarët Gjykatës Kushtetuese që u shkarkua nga procesi i vetingut. Fatos Lulo, Fatmir Hoxha dhe Gani Dizdari po ashtu u shkarkuan nga KPK dhe për dy të parët vendimi u konfirmua edhe në KPA, ndërsa ish kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja u shkarkua nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit. Më herët nga gjykata ishin larguar përmes dorëheqjes Vladimir Kristo, Sokol Berberi dhe para procesit të rivlerësimit Bensik Imeraj.

Xhoxhaj u zgjodh anëtare e Gjykatës Kushtetuese në vitin 2010, ndërsa më herët ka punuar si juriste në Ministrinë e Drejtësisë, si gjyqtare në Gjykatën e Tiranës, anëtare e Këshillit të Lartë të Drejtësisë në vitet 2006-2010 dhe lektore në Shkollën e Magjistraturës./ BIRN

Të këshilluara

Humb jetën një punëtor në Korçë

Një punëtor ka humbur jetën në qytetin e Korçës. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e njohur si ‘Trekëndëshi’ në qytetin juglindor. Punëtori ka rënë n...

17:31

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Me sytë katër

PAPARAZZI