Flash

Divorci “fake”, shantazh me përgjime, pasuri të pajustifikuar/ Imeraj: Vetingu ishte i vështirë

Lapsi.al 2 June 2021
Divorci “fake”, shantazh me përgjime, pasuri të

Kryetarja e Prokurorisë së Tiranës Elisabeta Imeraj ka folur për herë të parë për mënyrën se si ajo kaloi procesin e Vetingut. Një proces me mjaft dritë – hije pasi emri i saj u përball me një kundërshtim të fortë të ndërkombëtarëve të ONM-së dhe gjithsesi ajo e kaloi filtrin.

Lapsi.al ka sjellë vazhdimisht të detaje nga ky proces dhe prapaskenat e tij. Vetë Imeraj tha në studion e emisionit “Opinion” se procesi i Vetingut ishte ishte “i vështirë, por edhe i nevojshëm”.

“Unë jam një prokurore që rrjedh nga radhët e magjistraturës dhe që e kam filluar punën në 2004. Vetingu është po aq i nevojshëm dhe aq i vështirë” – tha ajo duke mohuar kategorikisht që në rastin e saj të kishte pasur ndërhyrje politike.

“Nuk mund të flas në emër të askujt dhe për askënd. Në çdo rast prokurori flet me fakte dhe prova. Kjo është ajo që ka ndodhur. Unë jam prokurorja në një hetim ndaj një zyrtari të lartë (Tahirit) jam etiketuar si e lidhur me Berishën për shkak të origjinës sime nga Tropoja” – tha Imeraj.

Ajo u pyet për kundërshtimin e fortë të ONM-së gjatë seancave të Vetingut dhe në veçanti të përfaqësuesit të saj Teo Jacobs. Imeraj u përpoq të shmangë përplasjen direkte dhe u përgjigj thatë.

“Nuk ishtë një problem që lidhej posaçërisht dhe veçanërisht me mua. Çdo lloj vendimi i marrë në bazë të fakteve dhe provave është i drejtë” – tha ajo.

Imeraj u pyet edhe për akuzën që Jacobs i bëri gjatë vetingut se ajo ka përgjuar një prej zyrtarëve të ONM-së në jetën e tij intime me qëllim për ta shantazhuar.

“Në momentin që jam përballur me një akuzë të tillë... Një akuzë duhet të bazohet diku. Në momentin që e kam parë të shkruar këtë akuzë jam ndier e çorientuar. Jam prokurore dhe nënë e 2 fëmijëve nuk e di se nga mund të burojë një gjë e tillë.

Unë nuk e di nëse ka ndodhur një përgjim. Unë nuk kam kohë të merrem me fëmijët e mi. Nuk kam asnjë lloj dijenie. Jo vetëm unë, por as organet ligjzbatuese nuk kanë prova. Ai person nuk është ankuar ligjërisht nëse ne u referohemi vetëm deklaratave...

Nëse pretendohet një përgjim dhe i atribuohet një drejtuesi të prokurorisë kjo është një vepër penale dhe është shpërdorim detyre. Edhe nëse bëhet privatisht është përndjekje dhe sërish është vepër penale. Unë jam e hapur që të hetohem mbi këtë cështje mbi bazë provash dhe faktesh dhe jo letrash të sajuara” – tha Imeraj.

Largimin e relatores së çështjes së saj në komisionin e vetingut, Imeraj tha se janë sqaruar nga vetë personi në fjalë. Një tjetër çështje që Imeraj nuk i dha një përgjigje të qartë ishte se pse ajo u divorcua në prag të vetingut.

“Divorci me bashkëshortin? Nuk ka lidhje me vetingun. Të gjitha kontaktet e mia kanë qenë të hetuara dhe kjo çështje nuk ka lidhje. Nuk ka lidhje me vetingun kjo procedurë e prishjes së martesës. U futa me procedurë të përshpejtuar në veting për shkak të kandidaturës në SPAK” – tha ajo.

Përfaqësuesi i ONM-së Teo Jacobs e akuzoi se ajo kishte probleme me pasurinë.

“Pasuria ime është krejt e qartë. Përvec 2 llogarive në emër të fëmijëve nuk kam asnjë pasuri tjetër” – u përgjigj ajo.

E akuzuar se ka fshehur dënimin e bashkëshortit të saj, Imeraj tha se “nuk është i vërtetë”. Imeraj mohoi kategorikisht të ishte takuar ndonjëherë me Ramën në ndonjë restorant të Tiranës siç është shkruar në disa media online. ©LAPSI.al

LEXO EDHE: 

Vettingu i kryeprokurores së Tiranës përplas fort ndërkombëtarët me shqiptarët

Vettingasit shqiptarë sfidojnë ndërkombëtarët. Elisabeta Imeraj konfirmohet kryeprokurore e Tiranës

Prapaskenat/ Si po i shpëtojnë vettingut njerëzit e “drejtësisë së re”

Kalon vettingun kryeprokurorja e Tiranës, Elisiabeta Imeraj

“Big Brother” në listat PS/ Si votojnë krerët e drejtësisë së re (emrat dhe faksimilet)

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Me sytë katër

PAPARAZZI