Flash

Arrestohet në Stamboll krahu i djathë i njeriut që po demaskon pushtetin e Erdogan

Lapsi.al 2 June 2021
Arrestohet në Stamboll krahu i djathë i njeriut që po demaskon

Në Aeroportin e Stambollit është arrestuar shtetasi maqedonas, Boban Tomovski, që konsiderohet si bashkëpunëtori i mafiozit të njohur turk, Sedat Peker, që ka trazuar Qeverinë turke, me pretendimet për përfshirjen e zyrtarëve të saj në korrupsion. Peker nuk ka ofruar dëshmi për akuzat e tij ndaj qeverisë së presidentit, Recep Tayyip Erdogan.

Mediat turke kanë raportuar se Tomovski ka jetuar si refugjat në Emiratet e Bashkuara Arabe, ndërsa është ndaluar teksa po tentonte të udhëtonte në Egjipt përmes territorit të Turqisë. Mediat pretendojnë për përfshirjen e tij në tregti me drogë.

Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut ka thënë se është informuar për ndalimin e shtetasit, Boban Tomovski, por nuk kanë dhënë detaje të tjera mbi procedurat e mëtejme.

Mafiozi turk, Sedat Peker ka trazuar edhe skenën politike në Maqedoninë e Veriut, pasi ishte pajisur me një pasaportë të rreme me identitetin Xhadin Amedovski.

Ai gjatë qëndrimit në Maqedoninë e Veriut ishte takuar me personalitete të ndryshme politike, ndërkohë që veprimtaria e tij ndërlidhet edhe me njoftimet e shoqëruara dhe me fotografi për furnizimin me armë të militantëve të Shtetit Islamik në Siri.

Sedat Peker më pas kishte qëndruar në Kosovë, ku kishte një leje të përkohshme qëndrimi. Ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës, kishte bërë të ditur se Sedat Peker ka hyrë në territorin e Kosovës më 18 janar, 2021 dhe është larguar në drejtim të Shqipërisë pas vetëm dy ditësh. Peker besohet se aktualisht gjendet në Dubai./ tch

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Me sytë katër

PAPARAZZI